Mesa duket Basha nuk e uron celjen e negociatave me BE-ne. Kete te pakten la sot te kuptohej ne konferencen me mediat qe zhvilloi pas takimit ne Rinas me Mogherinin!
“Rekomandimi pozitiv është ftesa për t’u futur në oborrin e BE, por derën nuk e hap rekomandimi. Hapja e negociatave është një proces i gjatë dhe i mundimshëm. Na pret një punë e gjatë dhe voluminoze.
Në Berlin kërkova votën pro nga Gjermania. Janë 35 kapituj negocitash, hapen nga dy në çdo vit. Sot nuk është dita për të festuar, por për të punuar. Opozita e ka nisur punën para se të vinte lajmi i mirë. BE kërkon 5 kushte, por për Gjermaninë janë 7 kushte. Gjatë bisedimeve në Gjermani kemi hasur në skepticizëm. Pse e kërkojmë ne hapjen e negociatave? Kemi arritje kundër krimit, drogës, bandave. Edhe politikanët e lidhur me krimin, si rasti i Tahirit dhe ish-drejtorëve që janë në kërkim, janë raste flagrante. Kërkojmë hapjen e negocitave, pasi sa më shumë ‘sy e veshë’ nga BE në drejtim të Shqipërise, i bën mirë vendit”, deklaroi Basha, duke hedhur poshte keshtu raportin e KE-se dhe duke dhene raportin e tij politik kunder Shqiperise!