Ai ka theksuar se nuk është thirrur në asnjë takim dhe se ky draft i është dhënë vetëm 10 minuta para mbledhjes.
CNA.al ka mësuar se nga ana tjetër anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati ndërkohë e ka pyetur Bashën nëse i qëndron asaj çfarë ai vetë ka deklaruar për mandatin dy-vjeçar të kryetarit, por Basha i është përgjigjur “Nuk jemi në konferencë shtypi këtu”.
Pra, Basha i cili disa kohë më parë premtoi se mandati i kreut të PD do të jetë dy-vjeçar dhe se do ti jepet bazës më shumë kompetencë, me ndryshimet e sotme statutore nuk ka bërë asgjë. Shpejt e shpejt ka përgatitur pikat për gjetjen e grupeve “armiqësore” në parti dhe është tërhequr nga premtimi që ju ka bërë demokratëve se kryetari do të ketë mandat dy-vjeçar.
Nga ana tjetër duhet theksuar dhe fakti se lëvizja e tij për gjoja kompetenca në bazë është një mashtrim i radhës ashtu si dhe zgjedhja e kryetarit dy vjet, pasi premtoi se do ti zgjidhnin kandidatët për deputet dhe kryetarë bashkie degët e partisë, por sërish ka vendosur një komision i cili do të jetë totalisht nën kontrollin e tij.