Basha flet për Europën, por shembujt që ai ndjek janë ato të Serbisë dhe Rusisë.
Aktualisht, i vetmi rast në Europë ku një parti opozitare ka shpallur bojkot dhe po kërcënon të djegë mandatet është ai i ultranacionalistëve serbë të Dverit, të drejtuar nga Bosko Obradoviç.
Ashtu si në Shqipëri, edhe Serbia u përball në fund të dhjetorit me një valë protestash studentore.
Duke shfrytëzuar këtë pretekst, radikalët në opozitë kanë vendosur që të bojkotojnë Parlamentin dhe kanë deklaruar që do të refuzojnë të hyjnë në çdo zgjedhje përsa kohë në pushtet të jetë Aleksander Vuçiç. Sipas Obradoviç, djegia e mandateve eshte gjithashtu nje opsion real.
Përveç Serbisë, në fund të vitit 2018 pati një valë protestash edhe në Malin e Zi apo Rumani.
E përbashkëta e këtyre protestave është që u përkrahën fuqimisht nga partitë anti-europiane, të njohura për sponsorizime të mëparshme nga ana e Kremlinit.
Në Shqipëri, ndonëse Partia Demokratike në dukje është pro-integrimit, investigimet e “Mother Jones”, në fillim të 2018-s hodhën hije të forta dyshimi për një seri financimesh të dyshimta nga ana e oligarkëve rusë të lidhur me Kremlinin.
Natyrshëm, lind dyshimi që pas të gjithë kësaj vale anti-europiane, që ka përfshirë tanimë edhe vendin tonë, mund të fshihen interesa të fshehta ruse./Lexo.al