osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha e ka marrë me frikë apo me trimëri protestën?! Kërcënon SHBA-në: Bëhuni palë me vlerat e demokracisë së…PD-së

Basha e ka marrë me frikë apo me trimëri protestën?! Kërcënon  SHBA-në: Bëhuni palë me vlerat e demokracisë së…PD-së

Lulzim Basha ka reaguar pas apelit të ambasadës amerikane në Tiranë, që u bëri thirrje ish-deputetëve opozitarë të distancohen nga aktet e dhunshme në protestën e nesërme dhe të lënë pjesën e tjetër të bëjë punën e saj, teksa i cilësoi sërish legjitime zgjedhjet e 2017. Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Basha u shpreh se nuk komenton deklaratat e ambasadave, por kishte një sugjerim që të mos bëhen palë me asnjë parti politike.

“Kemi gjetur një mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë, që pengohet nga krimi dhe korrupsioni, ndaj përpjekja jonë, jo thjeshtë për të larguar një regjim, por për të çliruar Shqipërinë përmes një pakti kombëtar me të majtë dhe të djathtë. Ky pakt ka nisur tani rrugëtimin jo vetëm përmes protestave, por edhe përfshirjes së elitës intelektuale.

Apeli i SHBA-së? Unë nuk komentoj asnjëherë deklaratat e ambasadave. Por meqë më pyesni kam një sugjerim, nuk iu kërkoj që të jenë palë me asnjë person apo parti politike, por me vlerat e demokracisë, të luftës kundër krimit dhe shitblerjes së votës. Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngritur zërin. Do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha. Duke hapur derën për në Europë do të rikthejmë mundësi për liri dhe mirëqenie” tha Basha.