Artan Hoxha shpjegoi në Politiko në Top Neës se kush është grupi B9, për të cilin flet Lulzim Basha.
“Grupi B9 ka një dosje gjyqësore në Angli, ku janë hetuar disa persona. Aty në dosje është gjykuar personi që hapi derën në PD.
Ndërsa Myftar Lumneshi përmendet në dosje, por nuk është hetuar dhe gjykuar për këtë rast. Ai thjesht përmendet sepse ka qenë në Britani në një rast për të parë finalen e Champions mes Juventusit dhe Real Madrid, por vetëm kaq”, deklaroi Artan Hoxha.
Sipas gazetarit, të dyja palët kanë persona që janë të proceduar nga organet e hetimit.
“Madje në një rast kam parë një person në korridoret e PD që ishte në kërkim. E pyeta policinë a e keni nën hetim këtë person. Po, më thanë, por nuk ndërhyjmë për të mos u keqkuptuar gjëja”, tha Hoxha.