Disa nga funksionarët e lartë të Partisë Demokratike, duket se kanë nisur organizimin e protestave të radhës, duke synuar të shfrytëzojnë grupet e të rinjve që gjatë këtyre ditëve kanë shfaqur pakënaqësi sa i përket maturës shtetërore.
Negociatat me maturantët e pakënaqur, është parë të udhëhiqen nga Agron Kuliqi dhe Aleks Hajdari të cilët sot janë afruar për të diskutuar me protestuesit e stacionuar përpara Ministrisë së Arsimit.
Burimet bëjnë me dije se ata kanë ofruar mbështetjen e tyre me grupin e të rinjve të FRPD-së, si edhe grupin e Alanacës për Teatrin, shkruan “TemA”.
Kuliqi dhe Hajdari, kanë kërkuar prej tyre përshkallëzimin e tubimit dhe pranimin e të tjerë aktorëve për t’ju bashkuar grupeve protestuese.
Më poshtë po përcjellim edhe një fotografi të shkrepur gjatë ditës së sotme ku funksionarët e PD-së janë afruar për të diskutuar pranë Ministrisë së Arsimit teksa para saj protestohej. (TemA)