osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha debat me Ramën: Ke 16 mijë viktima nga pandemia! Rama: E përballuam me sukses aleancën tuaj me virusin

Basha debat me Ramën: Ke 16 mijë viktima nga pandemia! Rama: E përballuam me sukses aleancën tuaj me virusin

Teksa kryeministri Edi Rama po fliste për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ku deklaroi se vendi ynë e përballoi me sukses situatën, ka patur një replikë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha tha se janë regjistruar 16 mijë viktima nga Covid, ndërsa Rama u shpreh se pavarësisht shtytjes që i dhanë akuzat e opozitës, Shqipëria e përballoi me sukses pandeminë.

Replikat:

Rama: Në 2013-ën vetëm 43 përqind e shpenzimeve në shëndetësi mbulohej nga shteti. Kemi kursyer nga buxheti i shtetit. Kemi ndërtuar 300 qendra shëndetësore siç premtuam. Edhe më evident është një Shërbim Kombëtar i Urgjencës Shëndetësore ka vendosur një standard bashkëkohor.

Sikur virusi që gjunjëzoi botën të kishte gjetur Shqipërinë me shëndetësinë, me drejtuesit pa kokë të sistemit shëndetësor, siç e gjetëm ne, pa platformën E-Albania, parafytyroni karantinën e përgjithshme pa pasur mundësinë që të dilnin për leje. Këtu do të ishte bërë një gjë më e rëndë. Këtu do të ishte një motiv krenarie. Shqipëria nuk u gjunjëzua në kohën e pandemisë.

Basha: Fol për të vdekurit, ke 16.000 të vdekur.

Rama: Meqë po ndërhyni, përballoi dhe aleancën tuaj me virusin, i dhatë një shtytje të lehtë, po nejse.

Basha: 16 mijë vdekje

Rama: Falë fillimit të shpejtë të vaksinimit, ku shumica e rajonit mbeti si peshku pa ujë, falë punës këmbëngulëse, pa orar dhe pastaj kaluan muajt, të gjitha institucionet bënë detyrën e tyre.