osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Barrierat e padukshme të dy shteteve të një kombi, që historia fatkeqësisht i ndau!

Barrierat e padukshme të dy shteteve të një kombi, që historia fatkeqësisht i ndau!

Shqipëria dhe Kosova, prej vitesh po tentojnë të rrëzojnë barrierat mes tyre, me synim nxitjen e tregtisë, turizmit, investimeve mes dy shteteve që flasin të njëjtën gjuhë, por që historia fatkeqësisht i ndau.

Ndërtimi i rrugës që lidhi dy kombet dhe i afroi në një distancë që përshkohet brenda dy-tre orësh, ishte hapi i parë i rëndësishëm. Ai i dha hov turizmit, sidomos në kahun shqiptar, me rreth 2 milionë shtetas nga Kosova që vizitojnë bregdetin shqiptar çdo vit.

Tregtia u gjallërua dhe Kosova është partneri i katërt tregtar i Shqipërisë për sa u përket eksporteve dhe i vetmi me të cilin ne kemi një suficit tregtar, pra eksportojmë më shumë sesa importojmë (ndonëse pjesa më e madhe e eksporteve kufizohen në pak grupmallra si nafta e mineralet, me pak vlerë të shtuar).

Së fundmi, Kryeministri Edi Rama garantoi në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, që u zhvillua pak ditë më parë në Pejë, se në 6 muajt në vijim, tarifat doganore me Kosovën do të bëhen zero.

Një premtim ambicioz ky, por që nuk dihet nëse mund të realizohet në një të ardhme të afërt, për shkak se si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, janë pjesë e marrëveshjeve rajonale të tregtisë së lirë dhe me Bashkimin Europian dhe nuk është ende e qartë se sa ky premtim është në linjë me angazhimet rajonale dhe marrëveshjet e ndërmjetme me Bashkimin Europian dhe Shqipëria mund të rrezikojë penalizime.

Nëse pyesni bizneset e dy vendeve, të thonë njëzëri se në realitet kostot e vërteta të tregtisë ndërmjet dy shteteve të të njëjtit komb krijohen nga pagesat ekstra që bizneset japin për pagesat e koncesioneve, tarifa parkimi etj.

Një biznesi nga Shqipëria që eksporton në Kosovë i duhet të harxhojë vetëm për një procedurë 276 euro. Sipas një studimi që ka bërë Qendra Shqiptare e Eksporteve, në këtë shumë, 30 euro shkojnë për agjencinë doganore, 40 euro janë pagesë terminali, 68 euro kushton certifikata fitosanitare (ku 28 euro është pagesa standarde për 20 tonë plus 2 euro të tjera për çdo ton).

Ndërsa 138 euro të tjera janë pagesa për tarifat e hyrjes në rastin e një kamioni. Bizneseve të Kosovës u kushton një procedurë eksporti me Shqipërinë mesatarisht 170 euro. Në këto pagesa, 25 euro bizneset i Kosovës ia paguajnë agjencisë doganore, 10 euro është pagesa e terminalit, 15 euro certifikata fitosanitare, 26 euro tarifa e skanimit, 26 euro tarifa në Rrugën e Kombit dhe 71 euro në total janë tarifat e hyrjes dhe shërbimet për një kamion në ditë.

Struktura e tarifave ndërmjet doganës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës krijohet më së shumti nga disa tarifa ekstra që vendet aplikojnë dhe më së shumti, nuk janë tarifa klasike doganore. Një tarifë e tillë në territorin kosovar është parkimi, i cili shkon 40 euro për kamion edhe nëse bizneset e përdorin atë vetëm për një orë. Kjo tarifë është në vullnetin e qeverisë së Kosovës që të lehtësohet dhe nuk hyn në procedurat e zhdoganimit.

Për një biznes nga Kosova, që do të eksportojë në Shqipëri, më së shumti peshon tarifa e skanimit prej 22 eurosh, që është një shërbim ekstra nëpërmjet një koncesioni privat dhe 26 euro pagesë për koncesionin e Rrugës së Kombit.

Këto barriera nuk krijojnë as shumë mundësi që Shqipëria të përfitojë nga konflikti tregtar Kosovë-Serbi, pasi përtej patriotizmit tregtia orientohet nga leverdisshmëria ekonomike dhe këto tarifa nuk aplikohen nga vendet e tjera me të cilat Kosova ka bashkëpunim tregtar (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).

Ndaj, përpara se të kalojnë te premtimet e mëdha, që nuk dihet nëse do të arrijnë të mbahen apo jo, ato që janë më të rëndësishme për momentin dhe më lehtësisht të realizueshme, janë heqja e barrierave të padukshme!/Monitor