Mëngjesin e sotëm Klement Balilit i njohur ndryshe si “baroni i drogës”, është vënë në pranga.
Reagimet e para kanë ardhur nga kryeministri Edi Rama dhe sigurisht Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ndërkohë kuriozitet opinioni publik kishte edhe për qëndrimin e Presidentit Ilir Meta. Pasi Balili ka qenë zyrtar e LSI –së, dhe gjatë asaj kohë ai ka patur një mbështetje nga Meta për biznesin e tij.
Rreth dy orë pas publikimit të informacionit për arrestimin e Balilit, është bërë i gjallë dhe Presidenti Meta.
Nga Lezha, ai është shfaqur i zverdhur para mediave dhe më nje pamje të trembur në fytyrë.
“Përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me probleme mjaft serioze me ligjin. Falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbtuese, por edhe partnerët tanë për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot” ka thënë Presidenti./CNA.al