osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bariu tregon takimin e fundit me Kacifas: I dhashë ujë dhe një xhup, pastaj u zhduk!

Bariu tregon takimin e fundit me Kacifas: I dhashë ujë dhe një xhup, pastaj u zhduk!

Personi që takoi i fundit ekstremistin grek Konstandin Kacifas para se të vritej nga RENEA ishte një bari i zonës në Bularat të Gjirokastrës.

Në një prononcim për mediat greke, ai tregon takimin e fundit me 35-vjeçarin, ndërsa e përshkruan shkëmbimin e zjarrit mes Kacifas e policisë si luftë dhe shton se fatmirësisht shpëtoi pa u lënduar.

“Konstandinin e pashë, biseduam, u ulëm dhe i dhashë ujë. Pastaj i dhashë xhupin sepse ishte ftohtë. Ai ishte i qetë.

Më pas shkova te delet dhe e humba nga sytë, ai u zhduk. Pashë helikopterin dhe fatmirësisht nuk mora ndonjë plumb, ishte një luftë e madhe”, ka thënë bariu.

Konstandin Kacifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej.

Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra.

Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar.

Pala greke ka kërkuar drejtësi, ndërsa ditën e hënë do të vijnë një oficer i policisë dhe një zyrtar i ministrisë së Jashtme për të marrë informacion në policinë shqiptare.

Ndërkohë që në javën e fundit në Athinë janë regjistruar thuajse cdo ditë protesta dhe episode të djegies së flamujve kuqezi.

Gjithashtu para dy ditësh kishte edhe një alarm për bombë në ambasadën shqiptare, ndërsa sot zv/ ministri i Jashtëm grek tha se zbardhja e ngjarjes është test për negociatat mes dy vendeve.