Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar pas konferencës së Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku u prezantua drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri.
Ndreu ka shkruar se është nder i madh që i bëhet atij posti, pasi Bardhyl Kaçorri është modeli i një profesionisti dhe një njeriu me integritet që rrallë e gjen, ndërsa ka zbuluar dhe se ai ka qenë pedagog dhe koleg i tiji.
Postimi i Ndreut
Bardhyl Kacorri ne krye te Policise Burgjeve eshte nderi me i madh qe i behet atij posti. Eshte padyshim modeli i njeriut profesionist, te pakorruptuar dhe me integritet qe rralle e gjen sot. Ato qe tha Kryeministri jane shume pak para asaj qe njohin ne qe patem shansin ta kemi pedagog dhe koleg per kohe te gjate ne Policine e Shtetit. Me njerez si Kacorri ne drejtim ky vend ka shprese.