Gazment Bardhi gardualisht po na habit se si është kthyer si një Sali i vogël, me vese ulërima që i dalin si piskam nga zëri i tij burragrua, dje ka fantazuar për gjoja një takim të kryeministrit Rama me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, i mbajtur rreth 1 muaj e pak më herët.
Te Syri Tv i Zenit, Bardhi u shpreh se ishte Rama, ai që kërkoi të takonte Dumanin në rrugë jo zyrtare, por ky i fundit e refuzoi këtë takim. Bardhi i “nxirë” me të bardhë mendon se i pari i shtetit kryeqeveritari Rama është Saliu apo Mediu, Luli apo Bardhziu që mund t’i refuzoj takimin çdo nëpunës administrate, siç është Dumani, që as nuk do guxonte ta mendonte të shmangte takimin me kryeministrin.
Madje Bardha shkon aq larg me mashtrimet e tij ordinere si kopje e një Saliu të vogël duke përrallisur se, Dumani e ka takuar Ramën së bashku me një përfaqësues të shërbimeve inteligjente, vetëm pasi mori përgjigje për arsyen e takimit, a thua se Rama ishte ndonjë hallexhi rruge, që do lejonte sojin e Dumanëve t’i vënë kushte e të vijnë në takim me shokë.
Por ngjashmëria fitohet dhe kllouni i rradhës sigurisht është kopjaci i keq, për historitë që tregon, si plaku Mere çdo ditë nëpër media
Ja përralla e Bardhit me Gaz:
“Rreth 1 muaj, apo 1 muaj e gjysëm, Edi Rama e ka thirrur në një takim, drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Kam burim të dorës së parë. Dumani ka refuzuar takimin me kryeministrin. Ka informuar shërbimet partnere që Rama kërkon të takojë drejtuesin e SPAK. Nën këshillimin e shërbimeve partnere, i ka kërkuar motive dhe arsyet zotit Rama, për takimin që kërkonte me zotin Dumani.
Dhe pasi i është dhënë një shpjegim, që kryeministri dëshironte të mbështeste me fonde SPAK, ka shkuar atje së bashku me një përfaqësues të shërbimeve inteligjente, sipas informacioneve që kam unë. Kjo tregon një integritet të caktuar, sepse nuk është e ndaluar që drejtuesi i SPAK, të takojë zyrtarisht kryeministrin e vendit.
Por ajo që i kishte tërhequr vëmendje Dumanit, ishte se takimi ishte kërkuar në rrugë jo zyrtare, por në rrugë informale dhe për këtë arsye kishte ndjekur këtë rrugë, që për mua më krijon besimin e një njeriu me integritet. A do jetë edhe kështu në vijim, nuk di të them”, u shpreh Bardhi.
Por Bardha nuk shpjegon ky njeriu me integritet i ka bllokuar dhe akuzuar Saliun dhe i ka arrestuar Abin dhe sipas Saliut i shërben Ramës, pra është ushtari i perondorisë Rama, pa integritet ose është sic thotë Bardhi i Saliut ky është trim, nuk pyet për Ramën dhe Saliu është një mashtrues.
Presim përgjigjien e Bardhit se kush gënjen ai apo Saliu për përrallat pa humor, por për të qeshur me fantazinë irreale që i tregojnë. /Ekskluzive.al