Nga Anri Bala
Gazmend Bardhi, si lojtar pa ekip tashmë, po lëviz sa këtej andej sikur të ketë hipur në shilars dhe hedh sytë rreth e rrotull që dikush ta shtyj, që lëkundjet të vazhdojnë, edhe nëse bie pëmbys mbi shpinën e PD-së, që realisht ia ka kthyer shpinën atij.
Rituali i procesionit mortor të përnatshëm me ronxhobonxho poshtë ballkonit të Saliut, e ka joshur me idenë se aty është drita jeshile që duhet të kaloi dhe që shumë shpejt do i hapet edhe atij… pas dritës së kuqe amerikane.
Pasi i ka bërë llogaritjet me intuitën e një kllouni politikë, prej thirrjeve të zjarrta të militantëve: “Bardhi, Bardhi, Bardhi”, tek mbërriti si “ndërmjetës” i Amerikës tek “Rruga e Shpresës”, që me sa duket shumë shpejt do të kalojnë në një ambient tjetër që do ta quajnë “Burgu i Shpresës”, dallkauku e ka bindur Saliun, se e kishte fituar një aset në dukje… protagonisti pro-amerikan i Rithemelimit.
Kjo është një kllapi e madhe, sepse Amerika as që e pa Gazin në një takim me parlamentarët e Mëngjezit të Fatmir Mediut dhe nëse do e pyesnin, ai do thoshtë të vërtetën… nuk është as me Saliun, as me Mulin… por me SPAK-un! A e dini pse? SPAK e fali kur ai ishte udhëheqësi i një grupi paramilitarësh në Elbasan, ku nën drejtimin e tij u vra një qytetar, doktor Plarent Xhuvani.
Çudia më e madhe është, se kur për një firmë shkojnë në burg 20 veta dhe 19 prej tyre s’kanë firmosur… si ka mundësi që për një vrasje shkon pas hekurave vetëm vrasësi, i ndodhur aty në vendin e gabuar, në momentin e paparashikuar, por nën komandën dhe urdhërat e Gaz Bardhit?! Gazi e kishte planifikuar se çfarë do bënin, edhe pse nga SPAK nuk është thirrur as si i pandehur…. si organizator i krijimit të strukturave të rendit dhe policisë brenda shtetit.
Me këtë nderë që i është bërë Gazit, beson e shpreson shumë te SPAK, që do e “ndihmojë”, që ai të bëhet kryetari i Foltores, sepse kryetari i grupit parlamentar është bërë vetë.
Mbajta në ballkon sa më gjatë e Sali Berishës dhe pse jo, arresti me burg apo dënimi për aferën “Partizani”, arrestimi i Flamur Nokës për korrupsion, pastrim parash apo fshehje të ardhurash kur ishte drejtor i Entit Kombëtarë të Banesave, paralajmëruar nga mediat, do t’i jepte mundësinë Bardhit, që është kërmilli i fundit i ngjitur me jargët e Foltores, të katapultohet si kryetar i Rithemelimit.
Kjo, pasi askush si ai nuk di të fshihet pas poturreve të Saliut, të cilin e do të “eleminuar”, edhe pas grupit të Mulit, të cilin e do të “therur”.
Ndaj, mos e pandehni Gazin si “mend humbur”, vetëm se përse ai nuk e lëshon lehtë idenë që ka kapur… të bëhet konkurrenti i Lulit, me të cilin ka hesape për të larë, sepse ai e mori nga hiçi dhe e futi në bela… në betejën për tu bërë udhëheqësi i PD.
Ëndrra sapo ka filluar dhe Bardhi ka kohë për tu zgjuar, kur të përgjigjet para atyre që po mashtron e pse jo, edhe para drejtësisë, e cila thonë… vonon por nuk harron! Fatit nuk i duhet, por me çfarë dëgjojmë Bardhi do ketë fat m*ti! /Ekskluzive.al