Riaktivizimi i hetimeve për dosjen “Xibraka” pas denoncimeve të tij publike mbi përfshirjen e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, kanë bërë që Gazmend Bardhi të thirret në Prokurorinë e Posaçme për të provuar akuzat e tij nëpër media.
Nëse nuk ka asnjë provë atëhere Bardhi do merret i pandehur për shpifje dhe kallzim të rremë dhe duhet të ndiqet penalisht.
Për kreun e Grupit Parlamentar të Foltores ishte parashikuar që të paraqitej në SPAK ditën e nesërme, por është dashur rivendosja e një tjetër date, pasi Bardhi do të udhëtojë drejt Berlinit, për shkak se sipas tij ka një agjende të paracaktuar disa ditë më parë.
Bardhi përmes një shkrese kishte vënë paraprakisht në dijeni SPAK, se ka një agjendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkon të pyetet në një datë dhe orë tjetër pas 23 majit.
Duke marrë parasysh kërkesën e Bardhit, organi i akuzës ka caktuar datën 24 maj për paraqitjen e tij.
“Në vijim të kërkesës së Kreut të Grupit të PD Gazment Bardhi për pamundësinë për tu paraqitur nesër në SPAK, për shkak të një vizite zyrtare në Bundestag, ju informoj se z. Bardhi do të paraqitet më datë 24.05.2024, ditën e premte, ora 10:00, me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethana të hetimit, në lidhje me procedimin penal nr. 88, të vitit 2024, të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas rifillimit të hetimeve të pezulluara në lidhje me procedimin penal nr. 335/1 (dojsa “Xibraka”), të vitit 2016 të regjistruar në ish-Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda, Tiranë.”