Jooo! Jooo! Rayo Vallecano-Barcelona do të mbahet mend gjatë nga ekipi vendas dhe tifozët, pasi skuadra e tyre humbi 2-3. Asgjë anormale kur mendon se përballë ke kampionët e La Ligas, por kur e mendon se deri në minutën e 87′ po kryesonin mund të pësojnë infrakt!
Takimi nisi më mirë për kataluansit, që në mungesë të Messit, liderin po e bën Suarez. Sulmuesi uruguian gjeti rrjetën në të 11′. Pjesa e parë u mbyll në barazim, pasi Pazo barazoi në të 35′ për vendasit.
Në të dytën, të përkrahur nga tifozeria, ekipi vendas gjeti golin e avantazhit në të 57′ me Garcian. Avantazh që qëndroi deri në minutën e 87′ kur Dembele, i ardhur nga stoli barazoi shifrat. 1 pikë mirë për mënyrën si shkoi ndeshja, por nuk mendonte kështu “el pistolero”, Suarez që shënoi në të 90′ duke i dhënë fitoren Barcelonës dhe 3 pikë të arta që rrisin distancën nga ndjekësit në renditjen e përgjitshme.