Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për familjet që preken nga Unaza e Re dhe që po largohen nga banesat e tyre duke përfituar sipas tij sipas ligjit banesa sociale apo bonus qiraje.
Rama thotë se familjet po ndahen nga lukunia e SHQUP-it dhe sipas tij hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e qytetarëve.
Statusi i Rames:
Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e Shqupit dhe po përfitojnë sipas ligjit, banesën sociale ,bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes publik Hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e tyre, të Tiranës e Shqipërisë që duam.