Banorët e Njësisë Administrative Labinot Fushë që prej disa ditësh janë ngritur në protestë kundër kompanisë ‘Rozafa’ dhe pronarit të saj.Banorët akuzojnë se pronari i kësaj kompanie po përvetëson pronat e tyre, po merr ujin e burimit të këtij fshati dhe gjithashtu kompania ‘Rozafa’ po ndot mjedisin.Por administratorja e kompanisë si dhe vetë bashkia Elbasan hedhin poshtë pretendimet e banorëve, duke u shprehur se ligjërisht kompania ” Razafa” është mëse në rregull.
Gazetarët e Fiksit shkojnë në kompaninë ‘Rozafa’ për ta parë nga afër situatën . Administratorja thotë për emisionin investigativ Fiks Fare se pretendimet apo akuzat e banorëve kundrejt kompanisë Rozafa nuk qëndrojnë. Ajo thotë se përsa i përket pretendimit të banorëve se ‘Rozafa’ merr ujin e burimit të fshatit nuk është e vërtetë, sepse ka pesë puse, ujrat e të cilëve shfrytëzon për aktivitetin e saj dhe nuk e ka të nevojshëm përdorimin e burimit të fshatit. Së dyti administratorja shprehet se për pretendimin e banorëve për zaptim të pronave nga ndërtimi i rrugës që kalon afër kompanisë, as ku nuk qëndron.
Rruga që po ndërtohet është një investim i Bashkisë Elbasan dhe jo i kompanisë ‘Rozafa’ Përsa i përket ndotjes së mjedisit administratorja tregon se mbetjet janë 100 përqind organike dhe prodhimi shkon për konsum jashtë Shqipërisë. Gjithashtu ajo shton se kompania duke u bazuar në ligj monitoron ndotjen me studio të licencuar dhe nuk bëhet fjalë të ketë ndotje. Administratorja shpjegon se banorët në një moment janë ankuar për aromën e pjekjes së karkalecit, por kompania ka blerë makineritë të cilat për shkak të një ngërçi që kanë me bashkinë kanë mbetur pa i vënë në punë në një mjedis larg zonave të banuara.
Gazetarët e Fiksit për të marrë një përgjigje për ankesat e qytetarëve shkojnë gjithashtu në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Elbasan. Drejtori i këtij institucioni shpjegon për Fiksin se kompania ‘Rozafa’ ka zero ndotje në mjedis, madje ai thotë se gjelbërimi në mjediset e kompanisë është për t’u përgëzuar. “Puset kjo kompani i ka me leje mjedisore dhe nuk ka përdorur ujin e burimit të fshatit” shrehet drejtori, “çdo mbetje aty është organike dhe e padëmshme”.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan edhe Bashkisë Elbasan për të marrë një përgjigje përsa i përket pretendimit të banorëve për përvetësim të pronave të tyre nga kompania ‘Rozafa’ për shkak të ndërtimit të rrugës. Kryetari i bashkisë shprehet se ndërtimi i rrugës po bëhet nga bashkia dhe jo nga kompania ‘Rozafa’, si projekt në bazë të kërkesës që vetë këta banorë kanë pasur.Drejtuesi i këtij institucioni thotë “projekti është në hapat e para dhe do nis shumë shpejt dhe kjo ka qenë në dakordësi me banorët pasi ua kemi bërë të qartë. Përsa i përket ujit kompania e ka zgjidhur me puse dhe nuk furnizohet as nga burimi i fshatit as nga Ujësjellsi Elbasan” .
Përsa i përket problemit për ndërtimin e një fabrike jashtë qytetit kryetari shprehet se ngfa ana e bashkisë nuk ka probleme që ajo të ndërtohet thjestë zgjatja e saj janë proçedura ligjore. Pas protestave që janë ngritur në kundërshtim me ‘Rozafën’ dy banorë të asaj njësie akuzojnë ata që udhëheqin protestën se u kanë zaptuar pronat.Dy qytetarët në intervistë për Fiksin kanë aktin e marrjes në pronësi të pronës që sipas tyre është marrë nga fisi Bici. Ata i janë drejtuar gjykatës, por kjo e fundit i ka nxjerrë pronar në një vend tjetër jo aty ku është ky fis dhe kështu është arsyetuar rrëzimi i padisë.Qytetarët kërkojnë ndihmën e Fiksit pasi kërkesës së tyre drejtuar hipotekës për të parë hartat , kjo e fundit i është
përgjigjur negativisht, pra ky institucion nuk ka harta. Gazetarët e gjendur para këtij fakti i drejtohen hipotekës , ku drejtori i saj shpjegon qartë se disponojnë vetëm aktet që kanë aktualisht qytetarët dhe që i janë vënë në dispozicion gjykatës . Drejtori i Hipotekës Elbasan shprehet se zona është e paazhornua “nuk ka hartë për atë zonë”.Gjykata ka caktuar ekspertë të cilët kanë bërë një plan e në bazë të këtij plani gjykata ka dhënë vendimin, por që sipas hipotekës ky plan mund të mos përputhet me azhornimin . Inspektori tregon për emisionin Fiks Fare se në atë zonë askush nuk ka çertifikatë pronësie.Gazetarët e Fiksit telefonojnë një nga organizatorët e protestës kundër kompanisë ‘Rozafa’, i cili lë takim me gazetarët në orën 18.30, por nuk i takon ata pasi shpjegon se i ka dalë një problem familjar.