Banorët në zonën e Bregut të Lumit kanë protestuar këtë të hënë kundër prishjes së banesave të tyre të cilat preken nga zgjerimi i Bulevardit të Ri.
Ata nuk e kanë pranuar një vendim të tillë dhe me gurë e shkopinjë në duar nuk kanë lejuar fadromat që të nisin punën për prishjen e shtëpive.
Ata shprehen se nuk do e lejojnë prishjen pasi nuk kanë marrë akoma kompesimin e plotë.
Në ndihmë të tyre ka shkuar ish-deputeti Klevis Balliu i cili ka tentuar të zbatojë skenarin e banorëve të Astirit.