Klodian Tomorri, gazetari i ekonomisë në Top Channel ka thënë sot në emisionin Opinion se rënia e euros ka ardhur si efekt i serie faktorësh ndikues në ekonomi, sipas tij më i rëndësishëm është faktori psikologjik.
Sipas tij Banka e Shqipërisë ka mbajtur një qendrim jo koherent duke thënë fillimisht se rënia e euros vjen si pasojë e fuqizimit të ekonomisë, ndërkohë që ditën e sotme ka pasur një ndryshim kolosal në qendrimin e BSH, kjo e fundit ka deklaruar se nuk është rritja ekonomike ajo që ka ndikuar në rënien e vlerës së euros në tregun valuator.
“Sigurisht nuk tha se janë burimet informale, por sipas meje burimet informale nuk janë përcaktuese në këtë ecuri të kursit”, -tha ai.