osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Banesat e tyre do të shemben”! Shteti tallet me taksat tona me kompesim. legalizim, bonus qeraje! Banorët e 5 Maj protestë: E zaptuam tokën si gjithë të tjerët, po na vjedhin haptazi… tokën e grabitur

“Banesat e tyre do të shemben”! Shteti tallet me taksat tona me kompesim. legalizim, bonus qeraje! Banorët e 5 Maj protestë: E zaptuam tokën si gjithë të tjerët, po na vjedhin haptazi… tokën e grabitur

Janë qindra banorë të Laprakës, 5 majit, Shkozës e me radhë që u merret prona e zaptuar e pa legalizuar dhe pavarsisht do përfitojnë strehim, legalizim dhe bonus qeraje me paratë e taksapaguesve. Madje të drejtuar nga PD foltorja flasin përçartë a thua se kanë të drejtë. Madje bëjnë gjyqtarin , politikanin dhe kurrsesi hallexhiun

Ja pallavrat e disave:

Kemi ardhur pranë Ambasadës së SHBA duke qenë se ambasadorja është e përfshirë në jetën politike të vendit. Ashtu siç je aktive në jetën politike, të jesh më e përfshirë sa i përket shkeljeve dhe shpërdorimit të detyrave që bëhet me emër të SHBA siç ndodhi në Unazën e Madhe, në zonën e Astirit.

Kërkojmë nga Ambasadorja Kim, që hartohet një ligj i posaçëm për pronat. Nuk po kërkojmë luks, thjesht të na njihet prona me ligj që nesër kur të na vijnë fadromat të marrim atë që na takon.

Të na trajtojnë njëherë të vetme si shtetas amerikanë në Shqipëri. Ashtu siç i trajton shteti juaj qytetarët. Kërkojmë të na njihet ligji e të themi që o sa mirë me qenë shqiptar. Duhet të themi për një ditë të vetme o sa mirë me qenë shqiptar. Kërkojmë ndihmën tuaj zonjë!”, tha një qytetar.

Një tjetër u shpreh:

“Mua më shembet shtëpia më datën 22. Unë kam një kërkesë, më jepni vizën dhe të largohem në Amerikë”.

Një nga qytetarët, kërkoi nga Ambasadorja Yuri Kim që t’i ndihmojë në këtë problematikë.

“Jemi drejtuar te Ambasada e SHBA në mënyrë apo me një tjetër ti kërkojmë ndihmë ambasadores meqenëse është aktive në politikën shqiptare të shohë se si proteston populli shqiptar. Kryeministri po na prish shtëpiat. I them ambasadores amerikane, që të aktivizohet edhe me këto përfitues që janë këtu.

Zonja ambasadore e kemi dëgjuar peshkun e madh që ka thënë paraardhësi jot. Ku janë ata? Ne jemi qytetarët që paguajmë taksat, merr masa sepse këtu s’ka drejtësi dhe jepuni nga një shtëpi këtyre banorëve ose jepini viza këtyre qytetarëve që të shkojnë në SHBA. Ky është mesazhi”, u shpreh qytetari.

Banorët me pankarta në duar kërkojnë mbështetjen e deputetëve të zonës dhe të kryeministrit në lidhje me shqetësimin e tyre.

Ato i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të kërkojë transparencë në lidhje me këtë projekt që shkatërron ndërtesat e tyre që i kanë ndërtuar me mund.

“Bashkia po na vjedh haptazi, akt marrëveshje është vjedhje e pastër”, ka thënë një banor.

Ndërkohë, një tjetër hodhi akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Kam më shume kulture se Erion Veliaj se kam 30 vjet ne Europe. Token e zaptuam si gjithe te tjeret por kjo sdo te thote qe shtepia duhet shembur. Kjo eshte padrejtesi dhe ne do pershkallezojme protesten”, tha nder te tjera qytetari.