Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se një natë para se të ndodhte ngjarja e rëndë e 21 janarit, kishte mbledhur trupin diplomatik për të folur mbi situatën që paralajmërohej përplasje.
Topi: Prekupacioni më i madh ka qenë ngjarja e rëndë që u shoqërua me humbje jete. Gjerat duhet të kujtohen se i harrojnë shumë kollaj. Në 20 në mbrëmje mblodha trupin diplomatik. Kisha përgatitur një fjalim të shkruajtur merrja informacione që tensioni po shtohej.
Kam dal nga fjalimi dhe jam drejtuar, jo veç për të pasur aksesin për të influencuar trupin diplomatik për situatën që paralajmëronte përplasje. Ndodhi ajo që ndodhi. Ajo që i ngatërroi ujërat ishte që i konsiderova ngjarje në bulevard se aty ndodhi ngjarja.
Çfarë kisha për të thënë e thash, ngjarjet erdhën të nesërmen, qëndrimi im ishte i prerë. Prokuroria kishte probleme me marrjen e provave, por këtu filloi dhe shkoi në absurditet.
Topi: Kjo është arsyeja pse ia jam drejtuar Ramës kur u bë kryeministrit. Kur thoshte që s’kam tagër, por aty është bërë gjyq politik dhe kam mbetur në mes. Gjyqi aty duhet të mbaronte, duhet ta kishin bërë. Unë nuk aludoj fundin e procesit, por është proces i lënë në mes, nuk ka lidhje me institucionet e drejtësisë por me politikën.
Ai që është sot në pushtet ka një detyrim të madh, arsyen pse se prek gjyqin politik e di ai. Nuk aludoj fare, por është detyrë e parlamentit që të kthej kokën pas, që ekziston një komision që nuk ka raport. Në përfundim të raportit kjo është indicia për institucionet e drejtësisë.