osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bamir Topi: Mënyra e deklarimit për Kuvendin Kombëtar e nxjerr Berishën shumë keq, “Foltorja” është një komunikim nga halli

Bamir Topi: Mënyra e deklarimit për Kuvendin Kombëtar e nxjerr Berishën shumë keq, “Foltorja” është një komunikim nga halli

Ish-presidenti Bamir Topi dje në një dalje televizive komentoi marrëdhënien Basha-Berisha si dhe zhvillimet e fundit në PD.

Topi tha se Berisha ka qenë gjithmonë njeri që ekspozohej për interesat e tij por për interesat e partisë ai hesht. Ai u shpreh se tani që Berishës i është prekur lëkura, është vendosur në pozicion satirik.

Ish-kreu i FRD po ashtu komentoi edhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD nga Berisha. Sipas tij, mënyra e deklarimit për Kuvendin e nxjerr ish-kryeministrin jashtëzakonisht keq. “Berisha ka qenë një njeri që gjithmonë është ekspozuar, por për gjërat që kanë të bëjnë me ekzistencën e PD dhe kryetarit të partisë, ai hesht. Ndërsa tani kur është prekur lëkura e tij është vendosur në një pozicion satirik.

Unë i gjykoj të dy si një person të vetëm. Njëri është pjellë i tjetrit. Të dy kanë bashkëqeverisur. Këto situata e kanë ulur shumë figurën e Berishës. Mënyra e deklarimit për Kuvendin Kombëtar, e nxjerr Berishën jashtëzakonisht keq. Në eksperiencën e tij ai duhet të kuptonte se po fliste për një proces që do të jetë i implikuar vetë, mua më duket si një njeri që ka në dorë jo vetëm PD, por edhe procedurat”, tha Topi.

Lidhur me Foltoren, ish-presidenti tha se është një komunikim nga halli teksa shtoi se binomi Basha-Berisha nuk di kë të bëjë përgjegjës për situatën aktuale në PD. Topi u shpreh se Basha me përjashtimin e Berishës dhe nisjen e Foltores ishte pak i tronditur por tani është më i qetë dhe shpreson tek diçka.

Sipas ish-presidentit, mund të ketë një proces gjyqësor mes të dyve për vulën e partisë teksa shtoi se nuk po i bëhet më opozitë Ramës. “Foltorja është një komunikim prej halli, por jo se nuk ka të drejtë në raport me drejtimin e PD, por e gjithë kjo mbyllet në binomin Berisha-Basha, ata të dy s’kanë kujt t’ia hedhin përgjegjësinë për këtë punë. Basha kur lajmëroi përjashtimin e Berishës ishte shumë i tronditur.

Nga ana tjetër filloi të tronditej edhe nga nisja e procesit të foltores. Ndërsa tani duket më i qetë, diku ai shpreson. Mund të ndodhë që të kenë një proces gjyqësor për vulën e partisë. Të dy e kanë braktisur kauzën, nuk ka më opozitë që i bëhet Ramës”, tha ai.