osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Balta e opozitës për studenten e punësuar, reagon Drejtoresha e DAP: Kriteri i përzgjedhjes është vetëm mesatarja, lehtësisht e verifikueshme renditja e saj në listë

Balta e opozitës për studenten e punësuar, reagon Drejtoresha e DAP: Kriteri i përzgjedhjes është vetëm mesatarja, lehtësisht e verifikueshme renditja e saj në listë

Kryeminstri Rama zhvilloi sot një takim me 373 studentët ekselentë që kanë filluar punë në administratën publike nëpërmjet platformës punëembarë.al, me kriter të vetëm mesataren e shkollës së lartë, e cila duhet të ishte nga 9 deri në 10.

Pas këtij takimi publik, përfaqësues të opozitës dhe media pranë saj, pretenduan se një nga studentët ekselente kishte punuar më parë në bashkinë e Tiranës dhe sipas tyre, portali punëtëmbarë.al nuk garantonte meritokraci.

Këtij pretendimi i është përgjigjur në studion e ERTV, Drejtoresha e Derpartamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, që ka menaxhuar edhe gjithë procesin e kualifikimit të fituesve.

Sipas saj, kriteri i vetëm i kualifikimit deri në përzgjedhjen e fituesve të vendeve të punës ka qënë mesatarja e studimeve të studentit dhe asnjë lloj kriteri tjetër, qoftë edhe ndonjë eksperiencë e mëparshme pune.

Albana Koçiu sqaroi se studentja në rastin konkret, pasi aplikoi me mesataren e saj të lartë, u rendit e 71-ta në listë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, pasi çdo gjë është transparente.

“Të gjithë ata studentë që sot ishin prezentë në sallë, të 373 studentët ekselentët, të cilët përzgjodhën pozicione pune, janë aty vetëm bazuar në rezultatet që kanë marrë në shkollimin e tyre.

Ne ishim plotësisht transparentë duke publikuar të gjithë emrat e atyre që erdhën dhe shprehën interesin, së bashku me mesataren e tyre, së bashku me fakultetin ku kanë mbaruar, së bashku me grupet e pozicioneve për të cilat janë kualifikuar.

Shpalljet janë publike në platformë dhe emri i vajzës është publik aty, si dhe mesatarja e saj. Ajo erdhi me të drejtën e saj, me meritën e saj, me mesataren e saj, ka qënë e 71-ta në listë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Sigurisht që kushdo nga ekselentët që ishin në sallë ka një eksperiencë të vetën personale më parë, ka miq e shokë kudo, por këto nuk janë kriteri i përzgjedhjes në këtë rast.

Në këtë rast kriteri i vetëm është dhe do të mbetet mesatarja e studentes, ashtu siç është përcaktuar edhe në vendimin e këshillit të ministrave për këtë nismë”, tha Drejtoresha e DAP.

Koçiu shtoi se sot ka filluar edhe faza e dytë, e prezantimit të ekselentëve që kanë përzgjedhur vendet e punës jashtë shërbimit civil dhe aktualisht janë 375 të kualifikuar për vendet e punës jashtë shërbimit civil, ndërkohë që janë 202 vende të tilla pune.