osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Ballkani i Hapur”, Rama në Beograd: Nuk do të presim sa t’u mbushet mendja të tjerëve, jam këtu për interesat e Shqipërisë

“Ballkani i Hapur”, Rama në Beograd: Nuk do të presim sa t’u mbushet mendja të tjerëve, jam këtu për interesat e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi hapjen e një kanali të gjelbër për kompanitë e tre vendeve: Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë duke filluar nga janari, gjë që do të ndihmojë në qarkullimin e mallrave.

Sipas tij, kur kompanitë e Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi të shohin këtë lëvizje do të kërkojnë të bëhen pjesë e saj, përpara qeverive të tyre. Rama shtoi se është pjesë e “Ballkanit të hapur” për interesat e Shqipërisë.

“Ballkani i hapur është për 6 vende, jo për 3. Ai nuk merret dot peng nga asnjë vend. Pasi përcakton se kushdo që do të ecë më shpejt nuk do të presë sikur të jemi një karikaturë e BE-së.

Kemi përcaktuar edhe njëherë për të gjithë atë që bëjnë sikur nuk duan ta kuptojnë se Ballkani i Hapur është gjithëpërfshirës, i hapur dhe i të gjithëve, por as Shqipëria as Serbia as RMV nuk do presin deri sa t’u mbushet mendja të tjerëve.

I kam dëgjuar arsyet e vendeve të tjera, por janë arsye të mosarsyes. Unë jam këtu për interesat ekonomike të Shqipërisë, të cilat drejtpërdrejt fuqizohen nga Ballkani i Hapur.

Në dhjetor, kur të bëjmë samitin e radhës në Tiranë dhe kur të dorëzojmë sipërmarrësve çfarë kemi konkluduar si zbatim i procesit të Berlinit dhe kur t’i përfshimë kompanitë e këtyre vendeve në një kanal jeshil, mos u çudisni që kompanitë nga Mali i zi, Bosnja dhe Kosova të kërkojnë të përfshihen përpara qeverive të tyre.

Mos u çudisni. Kjo nuk është një tekë apo halucinacion. Kjo është një kërkesë ulëritëse e ekonomive dhe njerëzve tanë”, deklaroi Rama.