osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ballkani do të jetë me fat nëse Grenelli do të jetë i zënë me Venezuelën dhe me Korenë e Veriut

Ballkani do të jetë me fat nëse Grenelli do të jetë i zënë me Venezuelën dhe me Korenë e Veriut

Nga Daniel Serwer

Presidenti Trump ka njoftuar se Ric Grenell do të jetë i dërguari presidencial për misionet speciale.

“Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në mbarë botën, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha ai.

Sipas njohurive të mia, ky është një përkufizim i ri i punës. Në të kaluarën, presidentët shpesh kanë emëruar të dërguar të posaçëm për çështje specifike, jo për “misione speciale” në përgjithësi.

Çfarë ka bërë në të kaluarën

Grenell ishte famëkeq në administratën e parë të Trumpit për mashtrimin e disa detyrave. Si ambasador në Berlin ai kishte marrëdhënie të tmerrshme me gjermanët. Duke mos i diskutuar çështjet pnë katër sy, ai kritikoi kompanitë gjermane që bënin biznes me Iranin dhe Rusinë. Si i dërguar special, Grenell u përpoq të negocionte ndarjen e Kosovës, duke ua bashkuar Serbisë komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Ajo përpjekje dështoi. Më pas ai i kaloi disa muaj si drejtor shumë partiak, por i përkohshëm, i Inteligjencës Kombëtare. Në atë punë, ai i deklasifikoi dokumentet që mendonte se do t’i turpëronin demokratët.

Grenell, gej i deklaruar hapur shumë përpara se kjo të ishte gjerësisht e pranueshme në SHBA, ka qenë politikisht labil. Ai ka punuar për Mitt Romney, e ka kritikuar Donald Trumpin dhe ka lobuar për autokratin hungarez Viktor Orban. Ai nuk u regjistrua në Departamentin e Drejtësisë pasi e nënshkroi një kontratë me Orban.

Venezuela dhe Koreja e Veriut

Presidenti Trump në mandatin e tij të parë dështoi qartësisht në diplomacinë me Karakasin dhe me Phenianin. Ai e njohu kandidatin e opozitës Juan Guaido si President të ligjshëm të Venezuelës. Madje, ai e prezantoi atë si të tillë gjatë një fjalimi për gjendjen në Union. Por, ai nuk arriti ta bëjë atë. Presidenti Biden është në situatë të ngjashme tani. SHBA e njeh kandidatin e opozitës Edmundo Gonzalez si fitues të zgjedhjeve presidenciale të korrikut. Por, Nicolas Maduro vazhdon të mbetet në pushtet.

Administrata e parë e Trumpit dështoi edhe në përpjekjet e saj për të arritur një marrëveshje me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Trump u përpoq me kërcënime dhe lajka ta shtynte Phenianin të hiqte dorë nga armët bërthamore, por pa sukses. Koreja e Veriut është fuqi bërthamore de fakto me rreth 50 armë bërthamore. Tani ajo ka materialin e nevojshëm për ndërtimin e të paktën 50 armëve bërthamore të tjera. As administrata e Bidenit nuk ka bërë ndonjë përparim në çështjen e armëve bërthamore. Aa ajo nuk ishte në gjendje ta parandalonte Phenianin që ta ndihmonte Rusinë me raketa dhe me armë të tjera konvencionale.

Pra, Grenell po i merr të paktën dy portofole të vështira. Venezuela mund të jetë më e lehtë, pasi Maduro duket i dobët dhe i pambrojtur. Ai lejoi zgjedhje në të cilëat u mund plotësisht, por e shpalli fitoren e tij dhe refuzoi ta linte detyrën. Kim Jong Un nuk e ka bërë atë gabim. Por, edhe regjimet e forta në dukje mund të jenë të brishta dhe të rrëzohen, siç e kemi parë në Siri këto dy javët e fundit.

Fat i mirë!

Fati dhe koha janë faktorë të rëndësishëm në diplomaci. Është e mundur që Grenell nuk do të dështojë këtë herë. I uroj fat të mirë. Për Amerikën do të ishte më mirë sikur Maduro ta pranonte funksionin e presidentit në Venezuelë dhe Kim Jong Un të hiqte dirë nga kapacitetet bërthamore.

Ballkani do të jetë me fat nëse Grenelli do të jetë i zënë me Venezuelën dhe me Korenë e Veriut. Ai ishte afër shkaktimit të një katastrofe atje gjatë administratës së parë të Trumpit. Prej vitit 2021, Grenell është përfshirë me dhëndrin e Trump, Jared Kushner, në investimet në hoteleri në Serbi dhe në Shqipëri. Për të do të ishte abuzim i rëndë të përfshihet tani në Ballkan. Por, në një administratë që nuk e di se çfarë do të thotë “konflikti i interesit”, mund të ndodhë kjo. Kosova dhe Bosnja do të ishin viktima.

Edhe Ukraina duhet ta konsiderojë veten me fat që nuk u konsiderua si “mision special”.

(Peacefare.net)