Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur nga Elbasani për seancën e jashtëzakonshme që parlamenti do të mbajë pasditën e sotme ku do të dekretohen ministrat e rinj.
Balla tha se deri në orën 17:00, Meta do t’i ketë dhenë fund një historie të pakuptimtë që në të gjitha ministritë të vijojë puna.
“Shpresoj që Meta të ketë përgjigje brenda orës 17:00.
Shumë shpejt kjo çështja e të drejtës të shpikuar nga Presidenti për t’i hequr kuvendit të drejtën për tu shprehur do të zgjidhet nga Gjykata kushtetuese.
I jepet fund një situatë artificiale për nevoja të brendshme të opozitës, që kanë bllokuar me pa të drejtë të drejtën e kryeminsitrit për propozimin e këshillit të minsitrave. Kuvendi vendos jo presidenti”, është shprehur Balla.