osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Balla takim me bashkatdhetarë në Toronto: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që të bëhet pjesë e BE

Balla takim me bashkatdhetarë në Toronto: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që të bëhet pjesë e BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u zhvendos në Kanada për turneun e tij informues në Amerikën e Veriut. Në Toronto u takua me dhjetëra shqiptarë që i falënderoi për imazhin e mirë që i kanë dhënë Shqipërisë.

“Secili prej jush me punën që bën, me biznesin që ka, profesionin që ka, i ka bërë nder Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe shqiptarët këtu në Kanada vlerësohen si komuniteti i integruar plotësisht.

Ju falënderoj me gjithë zemër. Largimi juaj ka lënë një boshllëk në Shqipëri, sepse në Kanada kanë ardhur kryesisht profesionistë të fushave të ndryshme. Kanadaja ka qenë pak përzgjedhëse dhe, ua themi, na ka marrë më të mirët.”

Balla përmendi faktin se në sallë para tij kishte ish pjesëmarrës në grevën e studentëve në vitin 1990 dhe madje themelues të PD që e nisën me thirrjet ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europën.

“Tani shumë vite kanë kaluar. Mund të themi se Shqipëria është vonuar. Nuk po hyj në diskutim pse jemi vonuar. Po jua them me plot siguri, ky mandat i ri është ai ku do ta shohim Shqipërinë pjesë e BE. Po jua them si politikan i vjetër, 20 vjet tashmë, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, se dhjetë vitet e fundit kanë qenë 10 vite të rëndësishme transformimi të vërtetë dhe përmbushjes së këtyre kushteve. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, ndaj kam ardhur këtu t’ju kërkoj të regjistroheni.”

Shqiptarët këtu ka rëndësi të tregojnë pjesëmarrje, tha Balla, duke iu referuar edhe një pjesëmarrësi në takimin e Detroitit që pasi përfundoi takimi u ngrit me telefon në dorë.

“Unë jam i gatshëm që këto takime në diasporë t’i bëjmë të gjithë bashkë, të kursejmë dhe qiratë e sallave dhe natyrshëm të tregojmë edhe këtu në diasporë të paktën të mos transferojmë këtu sherret e përditshme të politikës në Shqipëri. Ndjehem ndonjëherë i habitur, isha në një takim të madh në Detroit, u ngrit njëri nga ata që bënte atë filmimin se duhej furnizuar Facebook-u i njërit në Tiranë, një harxhim kohe kot, ndërkohë që ne mund të flasim realisht për gjëra konkrete sesi mund t’i bëjmë më mirë punët në Shqipëri.”

Pas zgjedhjeve, edhe politika shqiptare do ketë një qasje tjetër ndaj diasporës, parashikon Balla.

“Si unë edhe kolegë të tjerë do vijnë shumë më shpesh në Toronto, për llogaridhënie. Të njëjtën gjë kemi bërë, unë jam një deputet që nuk kam munguar në takime me zgjedhësit në zonën time elektorale. Ne do kemi përfaqësues të diasporës në listat tona.”

Balla bëri një përmbledhje të mënyrës se si mund të regjistrohen shqiptarët e Kanadasë në Kqz.gov.al dhe kërkoi votën për Partinë Socialiste duke thënë se nuk ka ofertë më të mirë se ajo e socialistëve sot për sot.

“Unë ju them me plot bindje se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka, për momentin të paktën. Ka dhe një arsye tjetër. Të tjerët, ata që janë konkurrentët tanë të drejtpërdrejtë, nuk përmbushin asnjë prej kushteve që duhet të plotësojë një ofertë politike: një ekip, një udhëheqës, një program. Ne i kemi të tre. Ata përballë nesh, udhëheqës jo e jo, biem të gjithë dakord unanimisht. Ekip, o zot na ruaj. Program, të marrtë të keqen Sudja, Vehbiu, Vefa etj. Sepse një parti që në këto 30 vite ka qenë 13 vjet në pushtet, nuk mund të premtojë unë do t’i bëj pensionet kaq. Nuk bëhen se do të kishim dashur dhe ne.”

Balla bëri një ekspoze të asistencës që u jepet pensionistëve pavarësisht vështirësive të trashëguara nga rënia e sistemit të dikurshëm, rritjes ekonomike të trefishuar, përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë dhe ardhjes së liderëve të huaj, përfshi një vizitë e ardhshme e kryeministrit kanadez për samitin e NATO-s.