Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar Pas deklaratave të Presidentit Meta se do të mbrojë Kushtetutën për çështjen e kufirit detar.
Në një postim në Facebook, Balla ka publikuar një video të vitit 2009, ku në atë kohë Ilir Meta, sipas Taulant Ballës, mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese për detin dhe akuzonte për ekstremizëm PS-në.
“Kujtesë: Kur Ilir Meta mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese të Lulezim Bashës për detin dhe akuzonte per ekstremizem kundershtarët e marrëveshjes.
Në tetor të 2009, ishte Partia Socialiste e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Berisha, Meta dhe Basha ishin avokatët e asaj Marrëveshje.
Ajo Marrëveshje u rrëzua!
Partia Socialiste mbetet gjithmonë në krahun e duhur të historisë”– shkruan Balla teksa poston videon