osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Balla-Bashës: Lul, mesazhi i ndërkombëtarëve është shumë i qartë!

Balla-Bashës: Lul, mesazhi i ndërkombëtarëve është shumë i qartë!

Gjatë fjalës së tij në këtë seancë të vonë parlamentare të ditës së enjte, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka ironizuar sjelljen e PD në seancën paradite, kur deputeti demokrat Endri Hasa gjuajti me vezë kryeministrin Edi Rama.

“Erdhën, ikën, këtu lanë vetëm z. Spaho, z.Balliun dhe një pjesë të LSI. As nuk u mor vesh se për çfarë erdhën, as nuk u mor vesh se përse ne jemi në votim.

Po i rikthehem përsëri kërkesës time që ka të bëjë me domosdoshmërinë që nesër të votojmë së bashku Reformën Zgjedhore.

Besoj se tashmë Luli e ka kuptuar që mesazhi i partnerëve tanë ndërkombëtarë është shumë i qartë, duhet ta votojmë atë se s’bën nesër.
E dyta, po mirë nuk gjetët njeri tjetër që t’i transportonte vezët po ja latë ta bënte Luli edhe atë punë? Po si ka mundësi që kryetarin e partisë gjetët të fuste vezë në Parlament? Kjo është shumë e rëndë për një kryetar opozite, të cilin tashmë edhe LSI e ka njohur si të tillë.

E treta, qofshi ju që jeni, shyqyr ne që ju kemi, gjynah Shqipëria që ju ka. Opozitë që të shfrytëzojë kaq shumë minuta për t’u thënë studentëve mos dialogoni, vetëm ju jeni. Nuk fitoni asgjë, ju ende nuk e paskeni kuptuar që studentët na dhanë të gjithëve një leksion shumë të madh.

Ne e kemi kuptuar mesazhin që na dhanë studentët. Ju vazhdoni kështu, jeni shumë mirë, nuk e keni kuptuar fare mesazhin që na dhanë studentët.
Një gjë është shumë e sigurtë se nuk ka vend në botë që të çohet një grup social në protestë dhe të thotë nuk e duam opozitën, sepse opozita na bën pis protestën.

Kjo është për t’i vënë gishtin kokës ju, Luli dhe Saliu.

Sa i përket kërkesave të studentëve, ne e kemi thënë troç, shumë qartë që tetë pikat do të plotësohen, por nuk mjafton kaq për hallet dhe problemet që ka sistemi arsimor.

Ju vazhdoni kështu si jeni, nesër hajdeni në votim, sepse kjo historia që erdhët sot nuk merret vesh nëse është kushtetuese apo nuk është kushtetuese.

Që t’i pjekim tamam mandatet tuaja duhet të votoni Reformën Zgjedhore nesër!”, u shpreh Balla.