Deputeti socialist Xhemal Qefalia zbulon në “Repolitix” se Policia e Shtetit ka tentuar vazhdimisht të negociojë me personin që deri një ditë më parë konsiderohej si më i kërkuari në Shqipëri, Klement Balili.
“Ka pasur negociata nga Policia e Shtetit për dorëzimin e Klement Balilit.
Ai u mërzit nga gjithë kjo kohë në kërkim.Kontrollet e herëpashershme të policisë bënë që ai të dorëzohej”, u shpreh Qefalia.