Pas arrestimit te shumekerkuarit Klement Balili nga policia e shtetit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter.
Rama thekson, se kjo ngjarje eshte një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara.
Rama pergezon institucionet ligjzbatuese dhe Ministrin e Brendshem Sandër Lleshi per kete arritje.
Postimi i plote:
Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara👊 Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH👍