Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist për kandidatin për President, Bajram Begaj.
“Ajo që mund të shtoj është thjesht të falënderoj të gjithë anëtaret e grupit parlametar për kontributin e dhënë në këtë proces.Një proces që për natyrën e vet është jo i lehtë, për shkak se si e kemi diskutuar në më shumë se një rast bëhet fjalë për të identifikuar një figurë e cila do i përmbushë kërkesa shumë specifike por në të njëjtën kohë për të garantuar edhe respektin dhe mos cënimin e të gjithë kandidatëve potencialë në një proces diskutimi që kthehet në një thashethemnajë e merr rrugët e pazarit mediatik, u shpreh Rama në fjalën e tij.
Fjala e plotë:
I falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces. Bëhet fjalë për të identifikuar dikë që do të përmbushë kërkesa shumë specifike por njëkohësisht për të garantuar respektin e kandidatëve në një proces që kthehet në një thashethemnajë të madhe që merr rrugët e pazarit mediatik.
Procesi që zhvilluam në grup na dha të drejtë në fund. Marrja e propozimeve me zarfet e selektuara që më pas u vunë në dispozicion të PS-së për një diskutim konkret emër për emër dhe kategrori për kategori.
Konslutimet na mundësuan të arrijmë në një konkluzion për një figurë me një profil sa të lartë aq edhe të paangazhuar në gjithë këtë përplasje apo rrugët që kryeqëzohen në arenën politike. Kjo gjë na bën të ndihemi të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes si forca dominuese që ka përgjegjësinë për të udhëhequr jetën e vendit. Po ashtu na bën të ndihemi mirë me shqiptarët përtej hapësirave të kufizuara partiake sepse kandidatura e përzgjedhur prej nesh besojmë se rezonon me gjithë atë pjesë të popullit tonë që jeton normalisht dhe që beson tek puna dhe merita.