Banorët e Big Brother kanë patur sot mundësinë të komunikojnë me familjarët. Keisi ka marrë një telefonatë nga babai i saj Sabiani, i cili i dha forca të vazhdojë lojën.
Sabiani gjithashtu i dha një mesazh Keisit duke i thënë se nuk do që ajo të qëndrojë me asnjë tjetër përveç Luizit.
“Ti nuk ke për të dalë që aty për asnjë arsye. Ne jemi shumë mirë, vetëm ti hap sytë se e kupton ti ça nuk dua unë. Qëndro afër Luizit, nuk duam të merresh me njeri tjetër”, i tha Sabiani Keisit, e cila u përlot.