osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Babis Anagnostopoulos ne gjyq për vrasjen e gruas: Anashkalon avokatin dhe merr situatën në dorë, sillet arrogant me dëshmitarët

Babis Anagnostopoulos ne gjyq për vrasjen e gruas: Anashkalon avokatin dhe merr situatën në dorë, sillet arrogant me dëshmitarët

Ka nisur pak ditë më parë gjyqi ndaj Babis Anagnostopoulos për krimin e rëndë që në maj të vitit të kaluar, kur vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Krauts, në Glyka Nera.

Pritshmëria ishte që Anagnostopoulos do të shfaqej i penduar dhe kokëulur, por se e vërteta rezultoi shumë më ndryshe.

Me një sjellje prepotente dhe agresive, ai ka marrë në dorë frenat e mbrojtjes së tij, pasi ka vënë avokatin në një rol dytësor. Anagnostopoulos madje ka zgjedhur të jetë vetë ai që do të merrte në pyetje dëshmitarët, duke nisur me këshilltaren e shëndetit mendor të Carolinës, Eleni Mylonopoulou.

Kur erdhi koha e avokatëve mbrojtës, ai u ngrit nga karrige, shfletoi fletoren e tij ku edhe kishte mbajtur shënime gjatë të gjithë seancës së zhvilluar deri në ato momente dhe kërkoi nga policia që t’i rregullonte mikrofonin para tij.

Toni me të cilin ai iu drejtua këshilltares Mylonopoulou, nuk mund të quhej ndryshe vetëm se agresiv. Në një moment i akuzuari ka kërkuar që Mylonopoulou ta shikojë në sy dhe t’i përgjigjet, kërkesë të cilës ajo i është përgjigjur se vazhdimisht e shikon në sy, ndërsa ai pas vrasjes, kur ka ardhur dhe e ka gjetur, nuk ka mundur ta shikojë në sy.

Anagnostopoulos me sa duket ishte përgatitur paraprakisht, pasi kishte mbledhur disa pjesë nga intervistat e saj të vjetra, në të cilat këshilltari i shëndetit mendor e prezantonte çiftin si model dhe atë si një bashkëshort ideal.

Anagnostopoulos është akuzuar gjatë seancës nga gjykatësi, se ishte duke u përpjekur që të manipulonte dëshmitarët. Me të gjitha këto, vërtetohet se Babis Anagnostopoulos është një njeri manipulues, i cili dëshiron të kontrollojë të gjithë dhe gjithçka, siç bëri me viktimën e tij Caroline. Një kriminel i ftohtë, i cili nuk ngurroi të anashkalonte as avokatin e tij, në përpjekje për t’i shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm.

Profili psikologjik i vrasësit

Psikologia Magda Daskalakis e cilësoi Babis Anagnostopoulos, vrasësin e Caroline në Glyka Nera, si një person krejtësisht të centralizuar dhe manipulues. Duke folur në emisionin “Live Neës” në Mega, ajo ka përshkruar profilin e Babis Anagnostopoulos. “Ai nuk i lë asgjë rastësisë.

Nuk i jep të drejtë avokatit të tij të bëjë atë që është emëruar. Ai beson se mund të bëjë vetë përfaqësimin më të mirë të mundshëm. Ai është një njeri i centralizuar, shumë metodik. E shohim në të gjitha veprimet e tij. Nuk i lë asgjë rastësisë, shikon çdo detaj. Ai dëshiron të ketë kontroll të plotë”, tha ajo.