Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” se ka ardhur përgjigja nga britanikët për zërin e Agron Xhafës që doli në një audio-përgjim të denoncuar nga PD disa muaj më parë.
Sipas Artan Hoxhës ka rezultuar se zëri në audio-përgjim nuk është i vëllait të ministrit të Brendshëm.
Ka ardhur përgjigja. Është duke u përkthyer nga prokuroria. Përgjigja e britanikëve ështe se nuk përputhen zërat.
Pra kampioni i zërit që ka lënë Agron Xhafaj në prokurori nuk përputhet me zërin në audio-përgjim. Prokuroria ka filluar procedurën për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në këtë histori”, u shpreh ai.