As Toto Rina nuk kishte tetë shoqërues, por Babalja i ka . Dje para se të paraqitej para organit të akuzës Babalja bëri një xhiro si triumfator në zyrat e PD-së. Pasi u këshillua dhe u urdhërua se ëfarë duhet të thoshte para prokurorit Babalja u hy ne makinën me xhama të errtë i shoqëruar nga dy avokat, Ivi Kaso avokati famshëm dhe i përhershëm i PD dhe Artan Murrizi, nipi i deputetit Myslym Murrizi.
Menjëherë para tyre ecte një makinë me 4 vetë, djem nga të fortë e FRPD, të cilët po i demonstronin Babales, se nuk ishte vetëm, kishte miq , shok, përkrahje dhe nuk duhej të trembej për të thënë të vërtetën e asaj që kishte ndodhur. Ndërsa avokatë nuk e shoqëruan se i’u plasi për Bablen, por kishin një detyrë të dhënë regjizori i skenarit që t’i qëndronin pranë, ta ndalonin të fliste broçkulla, sepse do i merrte të gjithë në qafë nga ideatori e deri tek “Tre musketierët” në pritje, që shpresën e shpëtimit tani e kanë tek menaxhimi i situatës nga dy avokatët, që Babalja mos të gaboi.
Në fakt Babalja e mbajti premtimin dhe i shpëtoi një arresti me burg, për një krim që e kishte pohuar, vetë. I udhëzur nga avokatët ai e historin e videos e tregoi si tentativë trafikimi, sepse e kishte blerë tek një person me pseudonimin “Vesho”, që nuk e njihte mirë, e vetëm epitetin i dinte dhe pastaj e kishte hedhur hashashin si i penduar.
Ndaj, prokuroria e la të lirë. Avokatë përgjues dolën të kënaqur, se Babalja nuk u ndalu, sepse nëse do ndodhte arrestim, e marrja në pyetje si i pandehur pa praninë e tyre, ishte një rrezik i madh. Herët a vonë, Babalja do tregoi, sepse i di vështirësitë e burgut. PD nuk i shpëton dot dhe as nuk shmang dot të vërtetën, sepse Babalja nuk ka ku ikën pas tij 24 orë rrjesht qëndrojnë katër djem të trupave operacionale, që e ruajnë pse jo edhe nga ndonjë aksident, sipas modeli të Shtëpisë së zezë në breg të Lanës. Rast i pa parë: Babalja i’a kalon Toto Rinos me dy grupe shoqëruesish, një nga ligji dhe një nga antiligji./ Ekskluzive.al