Emil Fundo, babai i ish zyrtarit të PD-së, Elvi Fundo, rezulton se ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’.
Sipas kartelës, Emil Fundo është rekrutuar si spiun i ish Sigurimit në vitin 1979.
Në 1 prill 2023, në portalin periferik CNA, me pronar Elvi Fundo, i niohur gjerësisht si ‘Fundërrina’ apo ‘Vesho’ u botua një artikull me titull ‘Spiunët e Sigurimit / Nga Leka Bungo, te Frrok Çupi dhe Shpëtim Nazarko’.
Artikulli nuk shoqërohej me ndonjë dokument për të provuar akuzën e rëndë. Por, nga ana tjetër, ky dokument konfirmon se babai i ish zyrtarit të PD-së së vulës, pronar i portalit, ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, me vullnetin e tij për të spiunuar shokët.
Për artikullin, reagoi kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, i cili hodhi poshtë pretendimet si shpifje.
Elvi Fundo është akuzuar nga një botues i njohur për gjobëvënie në shumën 50 mijë euro, pra për shtrëngim për dhënie pasurie, gjobë të cilën botuesi thotë se e ka refuzuar.
Akuza është shumë e rëndë. Prapaskena ka indicie të forta edhe për një rast tjetër, ku Elvi Fundo është angazhuar për shtrëngim për dhënie pasurie, i cili do të jetë pjesë e një dosje penale voluminoze për veprimtarinë kriminale të Elvi Fundos, i shfaqur si gazetar.
Në shumë procese gjyqësore që i kanë hapur, Elvi Fundo, si dhjakës që është dhe mi gjirizesh siç thotë Leka Bungo, fshihet pas administratorëve të mediave të tij tezga.
Për disa vite administratore ka qenë zonja Etleva Skonja, ndërsa së fundi Xhovan Shyti.
Nuk dihet nëse Etleva Skonja dhe Xhovan Shyti janë të vetëdijshëm për barrën që kanë marrë përsipër dhe për hullinë ku i ka futur Fundërrina.
Nëse janë të vetëdijeshëm për pasojat e mundshme penale dhe civile, pasi duke u fshehur pas tyre, Fundërrina akuzohet se ka vendosur gjoba, ka shpifur, ka hyrë në familje të peronazhve publikë dhe jo publikë etj.
E vetmja formë shpëtimi për ta do të ishte pendesa dhe rrëfimi para një prokurori, hetuesi të BKH-së ose prokurori të SPAK-ut gjithçka dinë dhe kanë firmosur në funksion të veprimtarisë së dyshuar kriminale të Elvi Fundos. Vijon../Prapaskena.al