Protestë masive dhe 28 mijë firma të mbledhura për të kundërshtuar dëbimin e familjes shqiptare nga Gjermania. Grupi breakdance i “Knochenbrecher Creë” nga Reinickendorfi, javën e kaluar vallëzoi para Departamentit të Senatit për Çështjet e Brendshme dhe Sporteve. Ata kanë dashur t`i dorëzojnë një listë të nënshkrimeve politikanit Andreas Geisel (SPD). Këtu nuk bëhej fjalë për sport, por për vendimin e tij për të refuzuar aplikimin në rast të vështirë, të familjes Turtulli nga Shqipëria.
Edhe vajza 13-vjeçare, Marsilda, është pjesë e grupit. Ajo duhet të dëbohet së bashku me prindërit e saj. Autoritetet për të huajt kohëve të fundit kishte premtuar vetëm një shtyrje të qëndrimi prej disa javësh. Babai tani është në spital, pas nderhyrjes kururgjikale për tumor truri, ai është shumë i varur nga trajtimi psikologjik dhe duhet të jetë nën kontroll të vazhdueshëm. Megjithatë, autoritetet e të huajve atë e kanë klasifikuar si të përshtatshëm për udhëtim, shkruan “Tagesspiegel”, përcjell Albinfo.ch.
Familja shqiptare në Gjermani kishte ardhur në vitin 2015, por kërkesa e tyre për azil u refuzua në mars të vitit 2017. Dy fëmijët e rritur të familjes, të cilët aktualisht janë duke u trajnuar në Berlin, mund të qëndrojnë në Gjermani. Valltarët e breakdance kanë grumbulluar më shumë se 28.000 nënshkrime për Marsildën dhe prindërit e saj që t’ja dorëzojnë Departamentit të Senatit. Për rastin në fjalë, Geisel nuk ka dashur të prononcohet personalisht për “raste individuale”. Për arsye të të dhënave personale dhe privatësisë së familjes shqiptare.
Të huajt që duhet të largohen nga territori gjerman, tek anëtarët e Komisionit të rasteve të rënda mund të aplikojnë dhe fillimisht të kërkojnë këshilla. Më tutje, komisioni shqyrton nëse ekzistojnë rrethana që justifikojnë një qëndrim të mëtejshëm për “arsye humanitare ose personale”. Pastaj, si në rastin e familjes Turtulli, ata lëshojnë një peticion tek senatori i brendshëm. Ai nuk është i detyruar te ndjek opinionin e komisionit, por vendos në bazë të dokumenteve që i janë dhënë atij. Vendimi i tij nuk është subjekt i shqyrtimit gjyqësor.
Në rastin e familjes Turtulli, Geisel ka vendosur për të dëbuar familjen shqiptare. Përpjekjet e integrimit të familjes konsiderohen jo të mjaftueshme, transmeton më tej Albinfo.ch. Dosjet e autoriteteve të emigracionit thonë se azilkërkuesit nuk kishin kërkuar punë, as nuk kishin ndjekur kurse të gjuhës gjermane, angazhimi në shkollë i 13-vjeçares nuk ishte e mirë. Në fund, Shqipëria vlerësohet si vend i sigurt i origjinës.
Trajneri për breakdance i Marsildës dhe studenti i doktoraturës nga Potsdami, Saman Sebastian Hamdi, ka kundërshtuar: Vajza është e integruar mirë dhe flet gjermanisht. Herën e fundit ajo ishte zgjedhur edhe si kryetare e klasës. Prindërit kishin marrë pjesë nëpër kurse të gjuhës gjermane, por për shkak të sëmundjes së tij, babai nuk ka qenë më në gjendje t`i vijojë. Më pas, bashkëshortja e tij duhej të kujdeset për shumë gjëra në spital. Edhe ajo kishte punuar si pastruese, deri në momentin që i ndalohet për shkak të lejeqëndrimit të caktuar. Në këtë moment, gruaja ende ka oferta për punë, thotë Hamdi.
Drejtori i departamentit të neurokirurgjisë së Charité, i është drejtuar me një letër zyrës së emigracionit më datë 31 gusht. Me kërkesën “për të kuptuar situatën aktuale për zgjatjen e mëtejshme të qëndrimit” të familjes Turtulli në Berlin. Tumori kishte shpërthyer sërish dhe ishte “potencialisht kërcënues për jetën”. Babai në asnjë rast nuk duhet te transportohet. Trajtimi mund të bëhet vetëm në një qendër me përvojë, siç është Charité. Por kjo letër ishte e pnajohur për Departamentin e senatit të brendshëm, shkruan Albinfo.ch. Vendimi i Geisels kundër këtij rasti të vështirë ishte marr para 31 gushtit.
Administrata e senatit në fillim refuzoi të komentonte mbi letrën e mjekut. “Për shkak të situatës së re, senatori Geisel duhet të rishikojë vendimin e tij”, thotë trajneri Hamdi. Komisioni i peticioneve të dhomës së përfaqësuesve tani i ka kërkuar Departamentit të senatit për punë të brendshme dhe sport për një mendim lidhur me rastin./sot