Një sherr banal i cili ka degjeneruar në përdorimin e grushteve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Ngjarja është regjistruar në rrugën e Çipajve, ndërsa pamjet e rënda janë shpërndarë në “Facebook” nga gazetari Enrik Mehmeti. Siç shihet dhe në video, një baba i ka kërkuar një të riu që t’i sjelli vajzën, ndërsa ky i fundit e ka goditur me grushte duke e lënë të shtrirë në tokë.
Më pas, siç mund të kuptohet nga pamjet, duket se ka hyrë dhe një mik i të riut, i cili e shkelmon burrin, edhe pse ka përfunduar në tokë.
“Boks i thatë në mes të natës. Dërguar nga një qytetar që jeton pranë rrugës së Çipajve.Nga debati duket se babai kërkon që djali ti sjelli vajzën ndërsa reagimi është goditja ndaj burrit duke e lën në shesh!”, shkruan gazetari.
Ende nuk ka një reagim zyrtar të policisë lidhur me ngjarjen dhe rrethanat e saj.