Çdo minutë që kalon duket se situata në Ukrainë sa vjen dhe tensionohet me trupar rusë që nuk e ndalin ofensivën e tyre.
Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se Rusia mund të përdor armë të avancuara që shkrin trupin e njeriut.
E një gjë e tillë mund të ndodhë nëse sulmet e tyre mbi Ukrainën, nuk japin edhe aq “fryt” siç kanë pritur rusët, transmeton Telegrafi.
Ata po frikëson se Vladimir Putin do të përdor armë termale – që ndryshe njihen si “babai i të gjitha bombave”, duke parë se ukrainasit po i rezistojnë bindshëm dhe nuk po lejojnë rusët të marrin kontrollin mbi Kievin.
Armët “termobarike” janë ndryshe të njohura si armë vakumi me fuqi të madhe shpërthyese në atmosferë.
Konsiderohen si armët më të fuqishme jo bërthamore që ndonjëherë janë zhvilluar.