Hasan Dajti, babai i Dritan Dajtit në një intervistë për “News 24” ka treguar marrëdhënien e afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe besimin tek ai që do të bënte ç’është e mundur që djali i tij të linte qelinë sa më shpejt.
Teksa ish-lideri demokrat akuzon sot kryeministrin Edi Rama se shpëtoi nga burgimi i përjetshëm Dajtin, babai i këtij të fundit në intervistën e hershme ka dëshmuar se ishte mik i familjes “Berisha” dhe se djali i tij ishte shok klase me Argitën, vajzën e Sali Berishës.
Gjithashtu ai tregon se ka gatuar shumë herë në shtëpinë e Berishës sa herë që kishte gëzime familjare.