Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares që u vra në Maqedoninë e Veriut, ka dalë pasditen e sotme para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën Penale në Shkup.
Gjorçevski akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e vajzës së tij, duke iu dhënë informacione për lëvizjen e saj, personave që e rrëmbyen.
Sipas informacioneve, Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 48 orëve me qëllim që të mos pengohen hetimet.
14-vjeçarja është grabitur para hyrjes së ndërtesës ku ka jetuar.
Rrëmbyesit i’a kanë lidhur duart dhe këmbët, e kanë mbuluar me thes dhe e kanë vendosur në bagazhin e makinës “Citroen” e një berberi 74 vjeçar, të cilin grabitësit e vranë për t’i marrë makinën.
Ndërsa vajzën e vranë pasi u bë bujë dhe kerkohej nga policia duke mos arritur t’i merrnin para nënës së saj për lirimin pas marrjes peng. Në peng marrje morën pjesë dy mjete sepse para makinës sue rrëmbyesve ka patur një automjet tjetër.