Gruaja misterioze e verbër Baba Vanga besohet të ketë paralajmëruar sëmundjen e coronavirusit (COVID-19) “do të jetë mbi të gjithë ne” shumë vite më parë.
Vangeliya Pandeva Gushterova, e njohur më mirë si Baba Vanga, konsiderohet nga shumë njerëz se ka qenë autoriteti kryesor i Bullgarisë në profeci dhe në kontakt me shpirtrat, shkruan Express.co.uk.
Para vdekjes së saj në moshën 84 vjeç në vitin 1996, Baba Vanga thuhet të ketë parashikuar pandeminë e coronavirusit, e cila filloi nëntorin e kaluar në Kinë.
Virusi ka infektuar më shumë se 40 milionë njerëz në mbarë botën dhe ka vrarë më shumë se një milion, transmeton Telegrafi.
Sipas DailyStar.co.uk, një grua që u takua me Baba Vanga në vitet 1990 ka dalë me lajmet e profecisë.
Neshka Stefanova Robeva, 73 vjeç, tha se mësoi për paralajmërimin e coronavirusit pak para vdekjes së Baba Vanga.
Ajo u tha se i kishte thënë Nostradamusi i Ballkanit se “coronavirusi do të jetë mbi të gjithë ne”.
Zonja Robeva tha: “Vanga parashikoi kur e vizitova vite më parë: ‘Coronavirusi do të jetë mbi të gjithë’. Nuk e kuptova se çfarë kuptimi kishin ato fjalë atëherë”.
Në atë kohë, gruaja supozonte se Baba Vanga fliste për Rusinë.
Zonja Robeva tha: “Vetëm tani e kuptova se ishte gripi kinez”.
Këto pretendime të çuditshme janë shpërndarë gjithashtu nga shumë njerëz në mediat sociale.
Pasuesit e Baba Vanga besojnë se gruaja ishte një grua e fuqishme që mund të komunikonte me të vdekurit dhe kishte vizione për të ardhmen.