Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj thotë se figurat që kanë probleme me drejtësinë shkojnë pas Sali Berishës.
Sipas tij po të shikosh Foltoren, të gjithë ata që janë ithtarë të Berishës, kanë pasur probleme me drejtësinë.
“SPAK do të japë rezultatet dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Nëse i sheh tek foltorja të gjithë ata që kanë probleme me ligjin janë tek Berisha. Kush ka pasur problem me drejtësinë nga figurat politike shkojnë pas Sali Berishës se e shikojnë si shpresë”, u shpreh Haklaj.
Ai nënvizoi se SHBA nuk do të tërhiqet asnjëherë nga akuzat për ish kryeministrin Berisha.
Haklaj nuk hezitoi ta quante Ilir Metën edhe Berishën figura tragjike, duke iu referuar kështu zhvillimeve të 32 viteve të fundit.