osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokatja e Popullit përplaset me Vitore Tushën për letrën e Dvoranit: Nuk na informove, nuk i zë më besë shtypit

Avokatja e Popullit përplaset me Vitore Tushën për letrën e Dvoranit: Nuk na informove, nuk i zë më besë shtypit

Presidenti Ilir Meta bëri çmos që në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të ishte Vitore Tusha, por duket se planet nuk po i ecin dhe aq shumë siç ai priste. Dy personat që kanë mbrojtur jashtëzakonisht Metën në mbledhjet e KED kanë qenë këshilltari i tij Bledar Dervishi dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Në mbledhjen e datës 30 qershor, Ballanca ka pasur përplasje me kryetaren Tusha sa i takon një letre të Ardian Dvoranit mbi vendimin e KLGJ për shkarkimin e tij. “Ne kemi marrë dijeni nga shtypi, po unë nuk u besoj më deklaratave të shtypit, për sa kohë, sigurisht, ndryshe mund të jenë ato që janë të publikuara në media dhe në shtyp dhe ndryshe janë komunikimet zyrtare midis anëtarëve.

Nuk them se pse e ka vlerësuar zoti Dvorani të mos komunikojë me ne, nuk kam asnjë problem, por gjithsesi ju bëj me dije që unë nuk jam në dijeni të ndonjë shkrese zyrtare që ai ka dokumentuar në të kundërt, ju e dini, ne kemi pasur diskutime shumë të mëdha në Këshill që, çdo gjë e cila ka të bëjë me Këshillin dhe ushtrimin e mandatit brenda Këshillit, duhet të jetë sekret.

Në kuptimin e frymës që ka qenë deri tani dhe të rregulloreve, të cilat janë të miratuara dhe në fuqi në rastin konkret, unë kisha merak, përveç atyre që thatë ju, të kisha në vëmendjen tuaj dhe një paraqitje që është bërë në Këshillin

Kombëtar të Integrimit nga ana e Kryetarit të KED-së, me disa qëndrime përkatëse, të cilat janë

paraqitur si qëndrime të KED-së, por unë, me thënë të vërtetën, si person që jam në mbledhje, nuk i kam parë, nuk i kam konsultuar para apo konsideruar, sepse nuk ka pasur asnjë vendimmarrje në lidhje me këtë fakt”, tha Ballanca. Vitore Tusha në lidhje me kërkesën për njohje me shkresën e datës 23 qershor, që i është adresuar asaj dhe anëtarëve nga kryetari, vë në dukje që mund ta vërë në dispozicion në çdo moment.

Ndërsa lidhur me qëndrimin që Kryetari z. Dvorani ka mbajtur si përfaqësues i këtij Këshilli, ajo tha se nuk mendon që duhet të përfshihet në këtë diskutim. Gjithashtu, shton se KED-ja, e përfaqësuar nga znj. Papajorgji, ka marrë pjesë në raundin e takimeve online, që ishte planifikuar nga nënkomiteti i Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë të BE-së dhe ka dhënë përgjigjet që janë konsultuar e vlerësuar së bashku, për pyetjet e adresuara në lidhje me KED-në.