Avokati Romeo Kara, ka shpjeguar përmes një statusi në rrjetin social facebook kompetencat e presidentit Ilir Meta për dekretimin e datës së zgjedhjeve dhe nëpërmjet të njëjtave argumenta ka sqaruar se çdekretimi… nuk ekziston gjëkundi në Kushtetutë.
Ndër të tjera avokati Kara ka sqaruar se shkeljet e rënda në Kushtetutë kanë dhe pasoja të rënda, siç është edhe shkarkimi i presidentit… antikushtetues.
Postimi i plotë i avokatit:
“Keto jane kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes.
Pika “gj” e nenit 92 parashikon vetem: cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;
Edhe në kodin zgjedhor parashikohet e njejta gje.
Presidenti ka vepruar ne kundershtim me nenin 94 te Kushtetues qe thote: neni 94
Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.
Pika 2 dhe 3 te nenit 90 te Kushtetues parashikojne qe:
Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.
Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
Problemi eshte se ne nuk kemi Gjykate Kushtetuese dhe Meta e di mire kete.
Megjithate neni 91 i Kushtetues e parashikon qarte: Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.