osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati Romeo Kara: Vetëm dënimi i tyre do sjellë ndryshim në politikë! Ja pse Meta e Berisha duhet të arrestohen, presidenti koka e k.rimit dhe korrupsionit!

Avokati Romeo Kara: Vetëm dënimi i tyre do sjellë ndryshim në politikë! Ja pse Meta e Berisha duhet të arrestohen, presidenti koka e k.rimit dhe korrupsionit!

Për juristin Romeo Kara vetëm dënimi i Berishës dhe Metës do të ndryshojë politikën shqiptare. Prej 30 vitesh vijon e njëjta situatë, por sipas tij si presidenti ashtu dhe ish-kryeministri janë të zhytur në korrupsion.

Në një intervistë për gazetën “SOT”, juristi që denoncoi aferën e CEZ ka analizuar situatën politike, ku është shprehur se Meta e Berisha janë ata që mbajnë ende peng vendin.

-Zoti Kara, politika tashmë ka rënë në qetësi, por në shtator pritet të rikthehet debati. Si shpjegohet që gjatë 30 viteve demokraci vijon e njëjta situatë, me të njëjtët njerëz?

Sigurisht që kjo është qetësia përpara furtunës. Debati dhe konflikti kanë qenë bashkudhëtarë të kësaj politike 30-vjeçare. Ato në thelb janë vetë filozofia e kësaj politike, janë vetë politika. Për ta plotësuar tërësisht fytyrën e politikës sonë, duhet t’u bashkëngjitim edhe pazarin. Konflikt-debat-pazar: ky është avazi 30-vjecar i kësaj politike. Edhe pse e dëshirojmë një ndryshim, që tashmë është më shumë se i vonuar, ne përsëri i shërbejmë statuskuosë 30-vjeçare.

Është marrëzi të pretendosh ndryshim rezultati, nëse nuk ndryshon komponentët dhe sjelljen. Ne vazhdojmë me fanatizmin e injorancës të mbajmë të pandryshuara arsyet e kësaj situate 30-vjeçare si dhe autorët e saj. Ne naivisht presim dhe kërkojmë, që partitë tradicionale të jenë faktorë ndryshimi, të ndërgjegjësohen, të dalin kundra vetes, kryetarëve të tyre, oligarkëve pas tyre dhe të dhurojnë ndryshimin e shumëpritur.

Ne nuk duam as të ndryshojmë qasjen ndaj politikës, të cilën e konceptojmë jo si shërbim, por si mjet për kapjen e shtetit, favoreve dhe pasurimit të shpejtë. Nëse në një vend bëjnë rotacion politik prej 30-vitesh të njëjtët persona, atëherë është e qartë se, ata kanë kapur peng politikën, vendin dhe fatet e tij, duke mbyllur çdo rrugë ndryshimi dhe alternative jashtë tyre.

Ky realitet 30-vjeçar flet qartë se, ne po përjetojmë një demokraci të rreme, por thjesht dhe vetëm një oligarki të mirëfilltë. Pra, ne akoma nuk kemi instaluar në thelb demokracinë e vërtetë, por vetëm fasadën e rreme të saj. Ne aspiruam për një vend të lirë, të shanseve të barabarta, ku të instalohej konkurrimi i aftësive dhe ideve, një vend normal për të jetuar e punuar, që do t’i përkiste drejtësisht dhe njëlloj çdo shqiptari, të lindur apo jo në Shqipëri.

Ne aspiruam për një demokraci europiane, të cilës fatkeqësisht kemi 30- vjet që i vijmë anash. Ne aspiruam për një shtet ligjor, ku të gjithë do të ishim të barabartë përpara ligjit, por fatkeqësisht kemi instaluar një entitet juridik përbindësh, i cili meriton të zhbëhet nga themeli i tij, pasi është bazuar dhe ngritur vetëm në antivlera dhe principe antinjerëzore. Nëse studion ngritjen dhe rënien e liderëve totalitarë, atëherë do t’i kuptojmë më mirë arsyet e kësaj gjendjeje. Lidershipi i partive tona politike është i zhytur tërësisht në autoritarizëm, ku partia njehsohet me liderin, apo partia ekziston vetëm për t’i shërbyer liderit duke dalë krejtësisht nga formati i mendimit të organizuar politik.

Ashtu si Hitleri, liderët tanë politikë janë kthyer në Fyhrerë të partive të tyre. Ashtu si ai, ata kanë grupet e tyre SA, të cilat janë bandat e horrave dhe kriminelëve shumë prej të cilëve u konvertuan në deputetë, kryetarë bashkish, biznesmenë dhe furnizues me lëndë të parë. Ashtu siç ata drejtojnë partitë e tyre, ashtu ata drejtojnë vendin kur vijnë në pushtet.

Ashtu si ata trajtojnë partinë, si mjet për arritjen e qëllimeve të tyre, ashtu ata trajtojnë vendin, popullin dhe fatet e tyre. Forcat politike jodemokratike, kurrë nuk mund t’i ofrojnë demokraci një vendi kur ato vijnë në pushtet. Realisht pothuaj të gjitha partitë politike shqiptare janë të jashtëligjshme, nëse ne do të zbatonim Kushtetutën dhe ligjin për partitë politike.

Duke vrarë dhe shuar demokracinë brenda tyre, duke mos arritur ta instalojnë atë, ato u bënë pengesat kryesore të futjes së vendit në rrugën shumë të dëshiruar europiane. Nga zëdhënëse të interesave dhe shtresave të caktuara të shoqërisë ato u kthyen në detashmente të liderëve të përjetshëm të tyre, në mjet për arritjen e qëllimeve të tyre. Ato sot ofrojnë të njëjtën mendësi, të njëjtat fytyra, të njëjtët liderë, të njëjtat alternativa.

-Ajo që bie në sy është një distancim i Bashës dhe duket se në skenë po del presidenti. A ju duket normale që një president del e bën thirrje për revolucion për të rrëzuar qeverinë?

Së pari duhet të themi, a është normale të zgjedhim president një hajdut me çizme? Sigurisht që jo. Prej këtij anormaliteti rrjedhin të gjitha anormalitetet e mender-presidentit tonë. Që të rrëzojë qeverinë dhe ata që e bënë president, ajo është e drejta e tij, por që të bëjë revolucion, atë ta harrojë. Kundërrevolucion mbase. Ajo i shkon më për shtat palo-presidentit tonë.

Ai mund t’i japë morali dhe gajret vetes duke parë moral e gjithë politikës sot, por jo duke analizuar dhe gjykuar se çfarë ka bërë ai dhe çfarë është revolucioni si koncept. Sipas të gjitha teorive të filozofisë juridike, revolucioni ligjërohet kur kontrata sociale e popullit me elitën politike bie dhe shteti merret peng nga ajo. Niset nga mosbindja civile dhe kalohet në revolucion, pikërisht sepse politika e paligjshme ka kapur sistemin e bërjes së ligjeve dhe zbatimit të tyre.

A ofron Meta një alternativë ligjshmërie dhe morali revolucionar? Sigurisht që jo. Nëse do të pendohej sinqerisht, do të rrëfehej publikisht dhe do të distancohej nga paligjeshmëritë e tij, duke dorëzuar pasuritë e vjedhura dhe të grabitura, atëherë me siguri që do t’i shkonte disi kostumi i revolucionarit. Meta është thjesht një kalkulues, njohës i mirë i konjukturave politike dhe pazarit politik. Ai ka kohë që aspiron të drejtojë një forcë të madhe politike si PS apo PD.

Duke qënë përballë PS-së, ai në koordinim me pronarin e PD-së, Saliun, po sillet si alternativë e Bashës për drejtimin e saj. Basha është thjesht një administrator i përkohshëm në PD-në e Saliut. Ai e di mirë këtë dhe e ndjen rrezikun Meta. Ai nuk guxon të dalë hapur përballë Metës të suportuar nga Saliu. Ai dhe Meta tashmë po luftojnë për të fituar mbështetjen përfundimtare të Saliut.

Nëse analizojmë ministrat që Basha ofroi në maj 2017, do të konstatojmë se ata janë totalisht të ofruar nga vetë Saliu, i cili jo më kot e deklaroi atë marrëveshje si win-win story. Basha nuk kontrollon as strukturat e partisë biles as rojet a tij kam përshtypjen. Duke parë këtë situatë, kuptojmë edhe më qartë qëndrimin e tij.

-Në gjykimin tuaj cilat janë mëkatet që e shqetësojnë Ilir Metën dhe e kanë hedhur në sulm?

Ne i kemi thënë e stërthënë mëkatet e tij të pafundme. Nëse do të analizojmë qeverisjen e plotë të LSI-së, bandës së tij dhe Monikës, historikun e krimit të organizuar në Shqipëri dhe më gjerë, atëherë do ta kuptojmë qartësisht hallin e madh të tij. Ilir Meta është një nga kokat e krimit të organizuar në Shqipëri, është padyshim një nga njerëzit më të urryer dhe një nga tradhtarët dhe armiqtë realë të këtij vendi.

Ikja e tij, padyshim që do të hapë siparin e ikjes së gjithë politikës së vjetër. E ardhmja e tij është shumë e frikshme për të. Ai është pa shpresë, pa zgjidhje, pa të ardhme. Pengjet e së kaluarës së tij, nuk ka lum që i lan. Ai sot po lufton për ekzistencën e tij, të cilën mund ta sigurojë vetëm duke zgjatur këtë statuskuo politike ku ai dhe dy të tjerë vendosin dhe mbajnë peng fatet tona. Ai është nga të vetmit persona, që edhe pse është në pushtet, duket sikur i përket një të kaluare të pakthyeshme.

-Ju jeni ndër të paktët që keni akuzuar me fakte konkrete Metën e Berishën. Pse sipas jush ata duhej të ishin arrestuar apo sot të ishin në bankën e të akuzuarve?

Padyshim që ata janë oligarkët e vërtetë të Shqipërisë. Pasuria e tyre e pamasë dhe e paligjshme, nuk mund të fshihet më. Aq sa mund të futet minarja në thes, aq mund të fshihet e mbulohet pasuria e tyre. Ata janë “revolucionarët” më të pasur që ka njohur historia botërore. Ata kapën peng partitë e tyre, shtetin në çdo strukturë dhe aspekt, për të siguruar grabitjen e pronave të tij, dhe sundimin e tyre. Të gjitha strukturat ligjzbatuese janë emëruar prej tyre për t’i shërbyer atyre, kështu që nuk duhet të çuditemi nga kjo sjellje e këtyre strukturave. Kjo sjellje është as më shumë e as më pak: një krim i organizuar dhe duhet të trajtohet si e tillë kur të piqen kushtet.

-Meqë jemi te kjo çështje, si shpjegohet që Berisha e Meta rezultojnë ndër politikanët më të pasur dhe s’ka pasur kurrë një verifikim për ta, qoftë nga ILDKP, qoftë nga prokuroria? Gruaja e presidentit ka mbi 13 apartamente, vilë në Gjirin e Lalësit, në Tiranë, etj. Berisha nga ana tjetër ka fëmijët me pasuri miliona euro.

Të dy, Meta dhe Berisha janë kapur me fakte dhe prova në shkelje të plotë të ligjit lidhur me shpërdorimin e detyrës, korrupsionit, pastrimit të parasë, vjedhjes së pasurive publike, krimit të organizuar etj. Akuzat e bëra prej meje, janë të qarta si drita e diellit, të pakundërshtueshme dhe të shoqëruara me fakte të mbështetura në prova. Investigimi im është më se i plotë.

Ish-drejtues të sistemit energjetik të asaj kohe, pas disa vitesh publikime, në konfidencë më kanë shprehur habinë se si janë investiguar aq saktë çështjet CEZ dhe DIA. Edhe Berisha me Metën e dinë këtë, prandaj bënë çmos që të mos i çojnë për gjykim këto çështje. Abuzimi që ata kanë bërë është i pashembullt, është i barasvlershëm me tradhtinë më të rëndë. Nuk shoh arsye që ata të mos jenë në bankën e të akuzuarve dhe të mos marrin dënimin që meritojnë. Ne nuk mund të qeverisemi përjetësisht nga kriminelë të tillë, që përvetësojnë pasuritë e vendit.

Dënimi i tyre, do të ishte fundi i kësaj epoke politike dhe fillimi i një tjetre, të bazuar në ligjshmëri dhe profesionalizëm. Dënimi i tyre do t’i rikthente sigurinë juridike Shqipërisë dhe do t’i shërbente si mësim politikës së nesërme.

-Si i shihni lëvizjet e Berishës? Për ndryshimet Kushtetuese mbi hapjen e listave u distancua komplet. Kemi një distancim mes tij e Metës apo janë gjithmonë bashkë?

Padyshim që Meta dhe Berisha janë individualistë që edhe koordinojnë midis tyre kur piqen kushtet për pazare. Jo gjithmonë ata mund të veprojnë njësoj, duke patur parasysh që presioni ndërkombëtar mbi Metën si president, është më i madh. Meta ka vite që flet në emër të popullit dhe për popullin, kështu që e kishte të pamundur t’i shmangej aprovimit të asaj që ka kërkuar vetë. Ai do që të njehsohet me ndryshimin, dhe ta kontrollojë atë, kështu që këtë lëvizje të tij e shoh më tepër demagogjike. Në shpirt ai ka vetëm mosndryshimin e kësaj situate.

-Sipas jush a ka ardhur koha për ndryshim? A duhet që populli ta largojë këtë elitë që kemi? Pasi PS, PD e LSI duket se nuk kanë shumë dallime.

Padyshim që kjo është koha për ndryshim. Sistemi nuk po funksionon më dhe po ecën për inerci në të tatëpjetën e tij. Kjo politikë, këto parti që ju përmendni, kanë kohë që nuk ofrojnë asnjë ide të re, fytyrë të re dhe zgjidhje të re. Ato ofrojnë vetëm riciklim pafund të vetvetes deri në shterim të shpresës, sistemit dhe vetë jetës. Pikërisht këto parti janë sfida e vetë ndryshimit. Duke qenë se ato nuk ndryshojnë as mentalitet, lider dhe qasje ndaj politikës, atëherë i takon këtij populli që ta imponojë dhe realizojë ndryshimin. Nëse ky popull do ta bëjë këtë, ai do tregojë se është i aftë të vetëndërgjegjësohet dhe ta meritojë të ardhmen e tij si pjesëtar i familjes europiane. I vetmi faktor i interesuar për ndryshim është pikërisht populli.

-Meqë ju jeni juristi që denoncoi aferën e CEZ, si shpjegohet që si privatizimi i OSSH, ashtu dhe çështja CEZ-DIA po groposen nga prokuroria?

Pazari politik pikërisht për këto arsye lulëzon tek ne. Megjithatë ju siguroj se këto çështje nuk do të groposen përjetësisht. Gjyqi moral tashmë u zhvillua dhe u fitua. Politika e vjedhjes dhe grabitjes nuk mund ta pranojë që drejtësia të merret me ta. Precedenti i dënimit të dy ish-kryeministrave është shumë i frikshëm dhe i papranueshëm për këtë politikë. Pikërisht për të bërë të mundur dënimin e megahajdutëve të politikës, duhet bërë ndryshimi. Pa prerë dorën e vjedhjes, nuk bën hajër Shqipëria. Sot politika pa dallim ngjyre dhe partie është bërë një përballë drejtësisë së vërtetë.

-Si pyetje të fundit, meqë pas pak javësh shënohet përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit. Si ka mundësi që çështja e Izet Haxhisë u shua? A doli fjala juaj që “qeni kthehet te i zoti”?

Fatkeqësisht fjala ime doli, por nuk kam ndonjë oreks të tepërt të merrem me këtë çështje. Kjo çështje ka dritëhijet e veta, janë shkelur rëndë procedurat ligjore në lidhje me hetimin dhe gjykimin, duke e politizuar të gjithë procesin Hajdari. Ajo vrasje u përdor politikisht dhe po mbahet peng politikisht. Me këtë sistem drejtësie dhe politike, ajo çështje kurrë nuk do të trajtohet si duhet.