osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati Romeo Kara publikon pjesën e dytë të letrës dërguar autoriteteve shtetërore dhe ambasadorëve

Avokati Romeo Kara publikon pjesën e dytë të letrës dërguar autoriteteve shtetërore dhe ambasadorëve

Të nderuar autoritete të larta të Republikës së Shqipërisë,
Të nderuar ambasadorë të USA, EU, Republikës Gjermane, Mbretërisë së Bashkuar, Republikës Franceze, OSBE-së, Këshillit të Europës, Komitetit të Helsinkit,

Ju po drejtoni apo po punoni të akredituar në një vend ku një avokati i bëhet nga gjykata një padrejtësi flagrante dhe mendoni çfarë mund t`iu ndodhë të tjerëve.

– Ju punoni në një vend ku njerëzit ndjehen të pashpresë, se ky vend mund të bëhet dhe ku emigracioni ka mbetur e vetmja alternativë mbijetese, për arsye: ekonomike dhe drejtësie, ku sigurisht mungesa e drejtësisë është shkaku dhe i gjendjes ekonomike.

– Unë kam kontakte të panumërta me njerëzit dhe shumica e tyre shprehen se ky vend nuk mund të bëhet dhe nuk do të bëhet pasi këtu kurrë nuk do të ketë drejtësi.

– Të gjithë njerëzit që dinë ta vlerësojnë këtë realitet, që njohin shkaqet e këtij realiteti dhe Berishën si arkitektin kryesor të këtij realiteti, pohojnë se, përsa kohë që Berisha do të kërcënojë vendosjen e drejtësisë me destabilitet politik, për aq kohë ky vend nuk do të ketë drejtësi.

Përballë kërcënimeve të tilla, rruga më e efektshme, por sigurisht e vështirë deri në vetmohim është përballja me Berishën dhe sistemin e tij.

Unë personalisht kam zgjedhur përballjen dhe kjo për arsye të një zhgënjimi pa fund prej retorikës boshe dhe bajate të politikës.

– Ju punoni në një vend shumë pranë gjeografikisht zemrës së Europës, por njëkohësisht shumë larg standardeve të saj.

– Ju punoni në një vend që krahas vendit të parë për nivelin e emigracionit, kryeson gjithashtu edhe për ngjitjen e llumit në nivelet më të larta të politikës, shtetit dhe biznesit dhe ku zëri ngrihet vetëm për interesa dhe kurrë për të drejta.

– Ju punoni në një vend me shumë histori të njohur dhe të panjohur, që dikur mirëpriste për shkollim perandorët, senatorët dhe konsujt romakë, ndërkohë që sot konsiderohemi si delja e zezë e Europës dhe shkollat tona nuk janë të afta as për të qeverisur veten dhe jo më vendin.

– Ju punoni në një vend, populli i së cilës zotëron një mekanizëm të çmuar gjuhësor dhe akademikët ia dinë mirë vlerën, po ku njerëzit nuk e gjejnë kurrë gjuhën për t`u marrë vesh dhe për t`u bashkuar dhe për ta ndërtuar vendin tonë, familjen tonë shqiptare.

– E gjithë puna juaj e deritanishme ka qënë e pamjaftueshme, e pafrytshme dhe ka bërë që këtij populli ti vritet shpresa deri në ekstrem.

– Realiteti shqiptar qëndron si sfidë përballë jush. Këtu mund të kesh sukses për të drejtat e kafshëve, bullizmit apo homoseksualizmit, por absolutisht jo kur bëhet fjalë për të folur e vepruar sipas parimeve ligjore.

– Ju flisni për drejtësi, por ju e dini mirë se drejtësinë nuk mund ta bëjë kjo politikë dhe këta aktorë politikë te cilet nga A-ja tek Zh-ja janë vetë shkaku i kësaj gjendjeje.

– Kur flitet për interesa qofshin edhe të jashtëligjshme, këtu mund të gjesh kompromisin ndërsa kur flitet për drejtësinë JO, JO dhe JO, largohen të gjithë se e dine se drejtësia do të thotë stop privilegjeve, korrupsionit, vjedhjes, grabitjes dhe politikës si profesioni më fitimprurës.

– Skalioni i dytë i sistemit të së drejtësisë po serviret si i virgjër dhe i denjë për të ardhur në krye të sistemit. Përsëri jo, reflektoni sa nuk është vonë, kthejuni njerëzve të drejtën themelore, të drejtën për të zgjedhur njerëzit që duhet të drejtojnë dhe duhet të vendosin drejtësi.

– Sistemi i deritanishëm i demokracisë së përfaqësuar ka dështuar, e ka mbyllur cilkin e tij dhe për alternativë të së nesërmes ofron vetëm riciklimin dhe kthimin e ish-pushtetarëve të djeshëm.

-Ky vend po lëngon nga dhuna politike e tre- katër personave. Sot ka ardhur dita e popullit dhe e demokracisë së drejtpërdrejtë.

– Ky sistem politik sado që të arrnohet, në thelb do ruajë vjedhjen nëpërmjet pushtetit, prandaj shikojeni në sy realitetin dhe veproni të paktën një herë njerëzisht duke u udhëhequr nga zemra e jo nga interesat.

-Siç e shikoni, nuk po kërkoj të drejtën time tek ju, pasi deri më tani i keni mbyllur me sukses sytë dhe veshët tuaj, por, po kërkoj të drejtën e këtij populli fatkeq i cili shumë shpejt do të mbushë dy breza kohorë në emigracion.

-Historia ka treguar se shumë popuj janë zhdukur kur tek ata ka humbur boshti i moralit. Historia jonë e 30 (tridhjetë) viteve të fundit e fakton më së miri këtë.

– Emigrantët e shumtë lindorë, çekë, polakë, hungarezë etj të dyndur në Europë, deri në Greqi prej vitesh janë kthyer në vendet e tyre, i kanë ndërtuar ato, i gëzohen jetës së tyre në to duke konkuruar me sukses pjesën tjetër të Europës në të gjitha parametrat.

– Të nderuar, bëni të mundur kthimin e drejtësisë dhe dinjitetit të këtij populli me histori dhe vlera të mëdha.

-Në këtë sfidë do të keni përkrah të gjithë shqiptarët patriotë dhe të ndershëm, zëri i të cilëve nuk ka qenë i mundur të dëgjohet deri më tani.

Me konsideratë,

Romeo KARA