Juristi që denoncoi skandalet në aferën e CEZ, Romeo Kara në një prononcim për gazetën ka thënë se lëvizjet e presidenti Meta janë të çuditshme, pasi sipas tij, të kërkosh referendum duhet të kesh popullin me vete dhe lë të nënkuptohet se presidenti Meta nuk e ka këtë favor.
“Është e çuditshme që Meta del me tezën e referendumit apo të demokracisë së drejtpërdrejtë, pasi këtë tezë zakonisht e përkrahin ata që kanë bindje se popullin e kanë me vete dhe që kanë vuajtur nga komprometimi i demokracisë së përfaqësuar. Dihet botërisht se Meta është një nga përfituesit më të mëdhenj të demokracisë së përfaqësuar dhe thellësisht të kompromentuar shqiptare. Është pikërisht Meta, që nëpërmjet pazarit politik ku është mbështetur demokracia jonë e përfaqësuar, që ka fituar maksimumin e mundshëm, duke u bërë kryetar Kuvendi dhe president”, ka deklaruar juristi Kara.
Sipas juristit Kara, presidenti Meta është i vetëdijshëm se nuk fiton asgjë nga referendumi, sepse nuk e ka mbështetjen e popullit. Mes të tjerash juristi Kara tha për gazetën se Meta është duke kërcënuar kryeministrin Edi Rama, por edhe të tjerë. Pra, Meta e di fare mirë se ai nuk fiton asgjë nga ushtrimi i referendumeve, pasi nuk ka asnjë popull që të shkojë pas tij, por ai kërcënon dhe hakmerret ndaj atyre që po i heqin garancitë e privilegjeve të tij dhe që po ndryshojnë rregullat e lojës.
Meta po kërcënon Ramën dhe të tjerët duke u thënë se: Nëse unë dal nga loja, do të dilni edhe ju, duke ja u deleguar kompetencat tona popullit”, u shpreh Kara. Juristi theksoi mes të tjerash se Meta trembet nga fakti se mund të dalë “jashtë loje”, pasi deri më tani, shton ai pushtetin e kontrollojnë dy faktorë, të cilët janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Sipas tij pikërisht për këtë arsye edhe marrëdhëniet mes të dyve janë shumë të forta. “Meta dhe të tjerët si ai, nuk mund ta pranojnë kaq lehte heqjen e garantit kryesor të privilegjeve, gjësë së vjedhur dhe ardhmërisë se tyre që është pushteti mbi drejtësinë.
Ketë pushtet deri më tani e kontrollojnë Berisha dhe Meta dhe jo rastësisht këta dy çakej bëhen bashke here pas here. Këtë mbrojtje dhe garanci po ja u shkërmoq hap pas hapi komuniteti politik ndërkombëtar me në krye SHBA-në dhe me një lloj suporti të Ramës. Duhet të mos harrojmë edhe rastin kur Meta si kryetar kuvendi sulmoi hapur ambasadorin Lu në mbrojtje të Llallës duke bere presione dhe shantazhe”, tha juristi. Ai tha së fundmi se Meta është duke bërë presione me mesazhe të koduara.
“Pikërisht ketë gjë po bën Meta edhe tani, presione, shantazhe dhe dërgim mesazhesh të hapura apo të koduara. Kjo ditë pritej qe të vinte, që Meta të goditej i pari duke i hapur rrugën pikërisht goditjes se strumbullarit të kësaj katrahure që është Berisha”, tha Kara.