Nga Romeo Kara
Pertej çdo interesi apo presioni, gjykatat shqiptare, duhet te pergatiten per gjykimin e asaj qe duhet te quhet “çeshtja Tropoja”, pasi nje numer i paimagjinueshem tropojanesh, u vrane ne harkun kohor te pak viteve.
Krahas tyre u vrane edhe disa persona te tjere jo tropojane.
Gjykata e Apelit, duhet t’ia ktheje dosjen Gjykates se Shkalles se Pare per plotesim, ndersa Gjykata e Shkalles se Pare duhet t’ia ktheje dosjen prokurorise per plotesim hetimi.
Cdo skenar tjeter, nuk i sherben drejtesise.
Pasi te behet nje hetim i plote, vetem atehere dosja mund te çohet ne gjykate, prej nga ku do te dali motivi i kasapanes Tropoja, frymezuesi dhe nxitesit, suportuesit e vrasjeve, urdheruesit dhe ekzekutuesit per cdo vrasje dhe jo vetem per te ndjerin Hajdari.
Ne kete kuader, prokuroria dhe gjykata do te zbardhin te plote edhe vrasjen e Azem Hajdarit, si dhe intrigat qe bene te mundur kete vrasje.